Shkonin për të vrarë një të ri 
bien në pranga 7 mirditorë

Shkonin për të vrarë një të ri <br />bien në pranga 7 mirditorë
TIRANE- Prej dy javësh ishin vënë në vëzhgim dhe përgjim me metoda seciale nga policia pasi ishin duke përgatitur një krim. Shtatë mirditorë janë arrestuar mbrëmjen e dy ditëve më parë nga forcat speciale, pasi nga hetimi i sektorit të Krimeve të Rënda, ishin marrë të gjitha informacione se, ata i ishin vënë pas dhe do të vrisnin të riun, Roan P., nga Lezha. E gjitha ngjarja, si fillesë të saj kishte një shkak banal, një sherr të ndodhur në një lokal. Marian Radaçi, 38 vjeç, Alfred Marku, 33 vjeç, Artan Sulejmani, 40 vjeç, Arli Ndrejaj, 24 vjeç, Darjel Cara, 22 vjeç, Arvin Dodaj, 29 vjeç dhe Ernest Ndoja, 28 vjeç janë personat e arrestuar nga policia në rrugën Laç-Lezhë në kohën kur ishin duke shkuar për të kryer krimin e paramenduar. Gjatë aksionit atyre u janë kapur edhe një arsenal me armë të ndryshme.

Operacioni specialeve
Pas dy javësh vëzhgime dhe përgjime, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte dhënë urdhërin për nisjen e operacionit. Forcat speciale dhe efektivët e Krimeve të rënda në bashkëpunim edhe me Policinë e Lezhës, kanë organizuar pritën dhe në rrugën nga Laçi për në Milot kanë ndaluar mjetet me të cilën po udhëtonin 7 personat e dyshuar. Marian Radaçi, Alfred Marku, Artan Sulejmani, Arli Ndrejaj, Darjel Cara, Arvin Dodaj, dhe Ernest Ndoja, ishin nisur në drejtim të Lezhës për të vrarë Roan P., nga fshati Pllanë. Në mjetet e tyre u janë gjetur edhe disa armë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   



“Pas një pune itensive operative dhe proceduriale, duke bashkëpunuar me Komisariatin e Policise Lezhë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë bërë të mundur parandalimin e një vrasje të mundshme, duke bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave, të dyshuar për “vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” e ngelur në tentativë si dhe “prodhim e mbajtja pa leje e armëve e municioneve”, bëri të ditur dje Policia e Tiranës.

Arsenali i armëve
Policia bëri të ditur dje se, “falë një pune të specializuar me metoda speciale u arrit parandalimi i vrasjes, duke arrestuar autorët e dyshuar, të cilët për një periudhë 2 javore në Tiranë dhe në qytetin e Lezhës,  studionin lëvizjet e Roan.P, me synimin e vrasjes, për motive të dobëta”. Gjatë aksionit si prova, janë bllokua: një pistoletë, e markës Glock, shkopinj bejsbolli metalik dhe druri si dhe 15 aparate celular të markave të ndryshme, si dhe disa makina me të cilat po udhëtonin të rinjtë.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)