Në lidhje me akuzën që opozita i bën kryetarit të Bashkisë së Tiranës se ka firmosur një shkresë për shprehje interesi për Inceneratorin e kryeqytetit pa vendim të Këshillit Bashkiak, Kryeministri Rama tha se nuk ka një shkresë që ai jep fonde pa vendim Këshillit.
"Kjo shkresë është me vlerë zero në aspektin kontraktual. Ecja e procesit ka vijuar. Kryetari i bashkisë këtu nuk është angazhuar për asgjë tjetër për shkak të disponibilitetit për të zgjidhur situatën. Procesi ka ngecur. Angazhimi kontraktual nis nga fondet që miraton Këshilli Bashkiak. Letra është në mars, kontrata është në gusht. Këtu s'kemi asnjë lloj problemi të natyrës së një angazhimi të paligjshëm për fonde. Në këndvështrimin tim gjithmonë e rëndësishme është pasoja. Pasoja është pastrimi i Tiranës", tha Rama.
Tabaku: Patëm dëshminë e kryetarit të bashkisë së Tiranës i cili pranoi që ka nisur një shkresë për angazhimin e qytetit të të në mars të 2020 për një kontratë për të cilën Këshilli Bashkiak mori një vendim për buxhetin. Përgjegjësitë e kryetarit dhe të këshillit bashkiak janë të qarta. Kemi pasur raste të ngjashme për tejkalim kompetencash në rastin e Fierit dhe Elbasanit dhe në rastin e Ministrit të Financave të cilat provojnë se këto persona ekspozojnë buxhetin e shtetit në 430 mln euro.
Rama: U bë si Big Brother në seancën e fundit do të merret vesh ku është. Nëse gërmoni në bashkinë e Tiranës do gjeni shkresa të kohës tuaj por edhe të miat. Kryetari i bashkisë është autoritet i zgjedhur. Nuk angazhon fonde por angazhon bashkinë, me sa unë e pashë kryetari i bashkisë s'ka marrë angazhim financiar, ka shprehur opinion pozitiv për të marrë në konsideratë këtë projekt, nëse ju më jepni shkresën ku kryetari i bashkisë jep fonde pa miratim të KB atëherë flasim ndryshe. Po patjetër do thotë po jemi të interesuar për këtë projekt".
Lajmi kryesor:
Inceneratorët/ Rama 10 orë dëshmi, nxjerr blof Tabakun: 430 mln eurot e "aferës'' janë llogaritur nga PD për menaxhimin e mbetjeve deri në 2047-n! Shuma e investuar realisht: Vetëm 55.3 mln për Elbasanin e Fierin
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
23 Nëntor, 15:44
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58