Kryeinspektori i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave Shkëlqim Ganaj u ka dërguar këto ditë një letër bizneseve me mbi 100 të punësuar, duke u kërkuar që, deri më 15 korrik, të dorëzojnë gjeneralitetet e personave të përzgjedhur si “sinjalizues”.
Kjo është në kërkesë në zbatim të ligjit “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, miratuar një vit më parë. Në shkresë thuhet se, në rast se nuk zbatohet kjo kërkesë, subjekti ngarkohet me përgjegjësi administrative dhe penale.
Sinjalizues edhe në administratë
Ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” do të funksionojë në administratën publike por edhe tek kompanitë që kanë mbi 100 të punësuar. Rastet që do të sinjalizohen do të lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve apo shpërdorimin e të ardhurave të buxhetit. Sinjalizuesit do të jenë punonjës të institucionit publik por edhe atij privat. Edhe këta të fundit gëzojnë status dhe mbrojtje të veçantë me ligj.
Sa më poshtë, vijon letra e kryeinspektorit Gani.
“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave ju bën me dije se më datë 1.07.2017 fillojnë të zbatohen efektet juridike të detyrimeve të përcaktuara në ligjin nr. 60/2016, datë 2.6.2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, për subjektet private. Qëllimi i këtij ligji është marrja e informacioneve dhe sinjalizimeve nga sinjalizuesit, njësia përgjegjëse ose e drejtpërdrejtë nga ILDKPKI për rastet e veprave penale të korrupsionit, çdo veprimi ose mosveprimi të kundërligjshëm sipas legjislacionit penal në fuqi, në lidhje me çdo formë të korrupsionit aktiv, korrupsionit pasiv, shpërdorimit të detyrës ose kompetencave, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve, shpërdorimit të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit, përfitimit të paligjshëm të interesave si dhe çdo akt tjetër të ngjashëm me to të kryer në subjektin tuaj nga pronarët, administratorët, drejtuesit dhe cilido tjetër, hetimin e këtyre rasteve nga ILDKPKI dhe përcjelljen e tyre organit të Prokurorisë dhe Policisë kur gjenden elementë të veprave penale të mësipërme.
Pranë çdo subjekti privat i cili ka më shumë se 100 të punësuar, caktohet një njësi përgjegjëse e cila regjistron, heton, administrativisht, shqyrton sinjalizimet për rastet e korrupsionit pranë ILDKPK sipas ligjit. Për sa më sipër, mbartni detyrimin për ngritjen e njësisë përgjegjëse dhe njoftimin me shkrim të Inspektorit të Përgjithshëm për krijimin e saj së bashku me gjeneralitetet, pozicionet e punës, si dhe kontaktet e punonjësve të caktuar brenda datës 15.07.2017. Shkelja e detyrimeve të përcaktuara në ligj ju ngarkon me përgjegjësi administrative dhe penale”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com