Shaker Aamer, i burgosuri i fundit britanik i mbetur në bazën ushtarake amerikane të Guantanamos në Kubë do të lirohet pas 13 vitesh burg. 48 vjeccari akuzohej për terrorizëm dhe lidhjet e tij me udhëheqësit e Al-Kaidës,si Osama bin Laden.

Aamer do të jetë i lirë pas 30 ditësh, ka informuar administrata e Presidentit Amerikan Barac Obama , Kongresin Amerikan. Ai pritet të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar pranë gruas dhe 4 fëmijëve të tij. Sipas mediave të huaja mendohet se Obama i ka telefonuar kryeministrit David Cameron për ta vënë në dijeni të vendimit të tij.  

Aamer ndodhet në burgun e Guantanamos që nga 13 janari i vitit 2002. Lirimi i tij pritet të bëhet në datën 25 tetor.