Shkrihet Qendra e Artit, zhyti
ministrinë mbi 950 mijë euro borxh

Shkrihet Qendra e Artit, zhyti<br />ministrinë mbi 950 mijë euro borxh
TIRANE- Qeveria ka vendosur në mbledhjen e saj të radhës të shkrijë Qendrën Kombëtare të Artit dhe Kulturës, e cila drejtohej nga Frrok Çupi, dhe kompetencat e saj t’ia kalojë Ministrisë së Kulturës. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka dalë dje në një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar se arsyeja e shkrirjes së Qendrës Kombëtare të Artit është abuzimi me fondet dhe borxhi i lënë pas nga aktivitet e 100-vjetorit të pavarësisë. Borxhi që ka Ministria e Kulturës është mbi 950 mijë euro. “Për vitin 2013, QKAK ka pasur një buxhet të miratuar prej 30 milion lekësh, ndërkohë kontratat që ka lidhur institucioni për mbështetje financiare për projektet artistike, shkojnë në vlerën mbi 50 milion lekë.

Vetëm ky institucion në 2014-n do të mbart një borxh prej rreth 26 milion lekë nga vendimet dhe kontratat e angazhuara në vitin 2013, kjo përtej buxhetit të parashikuar dhe në shkelje flagrante të legjislacionit në fuqi”, deklaroi ministrja Kumbaro, duke kujtuar se këto shkelje identifikohen qartësisht edhe në rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditin e zhvilluar për vitin 2012-2013. “Për këtë shkak, por edhe për keqadministrime të tjera i është lënë sot Ministrisë një borxh rreth 950.543 Euro, borxhe që shkojnë mbi kurrizin e kërrusur të artit dhe kulturës.”, tha dje ministrja Kumbaro.
 
Si u ngrit Qendra Kombëtare e Artit
Mungesa e një përcaktimi të qartë të ndarjes së kompetencave Ministri/QKAK ka bërë që QKAK-ja të mund të ngrihej si strukturë nga qeveria Berisha në fund të vitit 2012, vetëm 2 vjet pas  hyrjes në fuqi të ligjit. Ndaj pas shpalljes së projektligjit Ministria e Kulturës ngarkohet të përcaktojë mënyrën e organizimit dhe funksionimit të një Kolegjiumi pranë Ministrisë së Kulturës, i cili në përbërje të tij do të ketë dhe personalitete të gjinive të ndryshme të artit dhe kulturës. Këto personalitete do të përcaktohen nga Ministri i Kulturës.

Ministrja Kumbaro deklaroi dje se “Fondet publike dhe menaxhimi i tyre do të jenë publike, transparente dhe të organizuara brenda kufijve financiarë të buxhetit. Kemi përgatitur një formë të re dhe të detajuar aplikimi, shoqëruar me një udhëzues të qartë, me një pikë kontakti për informacionet dhe shpjegimet e nevojshme. Me afate të qarta, për propozime, për përzgjedhje dhe për shpallje të fituesve, me dy thirrje në vit. Kjo do t'i japë fund një herë e mirë trokitjes në derë të ministrit apo të çdo titullari tjetër të ministrisë për të kërkuar fonde me biseda kafenesh”, tha Kumbaro, duke argumentuar më tej se: “Kjo do të organizojë më mirë buxhetin e shtetit për këto fonde, por edhe kalendarin artistik të nismave të lira, të cilët nuk do të mbahen më peng i orekseve individuale apo i zvarritjeve administrative”,

Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane