Shkrimtari francez Eric-Emmanuel
Schmitt vjen në Tiranë në 22 mars

Shkrimtari francez Eric-Emmanuel<br />Schmitt vjen në Tiranë në 22 mars
Shkrimtari i njohur francez Eric-Emmanuel Schmitt më 22 mars vjen në Tiranë më 22 mars, konfirmojnë nga shtëpia botuese Toena që ka sjellë veprat e tij në gjuhën shqipe.

“Veprimtaria e Schmitt-it është e habitshme. Në jetën e tij mesatarisht të gjatë, ai ka shkruar romane, novela, tregime, pjesë për teatër, skenarë për filma, përkthime; ka dhënë mësim, ka drejtuar teatër, ka udhëtuar dhe gjithnjë nuk ka reshtur së shkruari e botuari”, pohon drejtuesja e shtëpisë botuese Irena Toçi.

Veprat e Eric Schmit janë vënë në skenë në mbi pesëdhjetë vende të botës dhe vepra e tij në tërësi është përkthyer në mbi dyzet gjuhë.

Veprat teatrale karakterizohen nga kritika si vepra që ecin në rrugën e Samuel Beckett-it e Paul Claudel-it, mes të tjerëve – si autorë që e kanë ndryshuar rrënjësisht konceptin e teatrit të shekullit të njëzetë.

Në përgjithësi, vepra letrare e Eric-Emmanuel Schmitt-it ka dhe dimensione filozofike e diskutime mbi diversitetin filozofik fetar, si mbi budizmin, sufizmin, kristianizmin, judaizmin etj.

Romanet e tij më të njohur janë “Sekti i egoistëve”, “Ungjilli sipas Pilatit”, “Odiseja nga Bagdadi”, “Gruaja në pasqyrë”, “Helmi i dashurisë” e të tjerë. Shtëpia botuese  “Toena” ka sjellë në gjuhën shqipe këto libra të Eric-Emmanuel Schmitt si “Oskari dhe zonja rozë”, “Gruaja në pasqyrë”, “Odetë gjithkushi dhe histori të tjera”, “Odiseja nga Bagdadi” etj.

Erik-Emmanuel Schmitt-i ka marrë të gjitha çmimet e mundshme, për të gjitha gjinitë letrare që shkruan: Çmimet Molière (se ka disa të tillë, për gjini të ndryshme në teatër) për disa pjesë të tij teatrale, çmimin e Akademisë Balzac për romanet, Chevalier de l’ordre des Arts et des Lettres, çmimin Goncourt për novelat, çmimin e romanit historik, çmimin Grand Prix të Akademisë Franceze, çmimin Rotary e shumë çmime të tjera brenda Francës, po edhe çmime të tjera të shumta në Belgjikë, Zvicër, Gjermani, Rusi, Ukrainë, Poloni, Spanjë, Itali etj.

Duket sikur shkrimtari, që i ka kushtuar jetën prozës letrare, teatrit dhe filmit, e ka të shumëfishtë këtë jetë, në të cilën arrin jo vetëm të ketë një krijimtari kaq të gjerë e kaq të larmishme, po edhe me një nivel të lartë artistik, të vlerësuar shumë nga kritika.

Ky roman është përkthyer në shumë gjuhë: Persisht, gjermanisht, bullgarisht, spanjisht, kinezisht, koreanisht, greqisht, italisht, polonisht, portugalisht, rusisht e shumë të tjera. 

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin