Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar shpallet 'Qytetar Nderi' i Tetovës

Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar shpallet 'Qytetar Nderi' i Tetovës

Ismail Kadare

MAQEDONI E VERIUT- Komuna e Tetovës shpalli sot shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare “Qytetar nderi”.

Kadare tha se ndjehet i vlerësuar për këtë akt nga komuna e Tetovës, duke shtuar se e ka të vështirë të flas para lexuesve në një prej qyteteve iliro-shqiptare. Kadarfe tha se shkrimtar sado i njohur që të jetë në botë apo dhe vendin e tij, ëndërron për çaste të këtilla.

“Nuk e kam lehtë të flas para jush, jo se nuk e di të them fjalë, por se çaste të tilla janë të rralla në jetën e shkrimtarëve, të jetë përpara lexuesve në një prej qyteteve iliro-shqiptare. Këto janë çaste që çdo shkrimtar në botë ëndërron t’i përjetojë, pasi jeta njerëzore ushqehet nga ngjarje të këtilla. Iu falënderoj të gjithëve që erdhët në këtë sallë për të më takuar. Unë kur dëgjoj fjalët tuaja për atë që kam shkruar, harroj çdo mundim që kam përjetuar. Nuk ka vlerësim më të madh për mua, kur njerëzit presin të dëgjojnë diçka më tepër”, ka thënë Kadare.

Ndërsa kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, e konsideroi ditën e sotme nj, ditë të veccantë për qytetin.

 “Ditë e veçantë për tetovarët, jemi të nderuar dhe krenarë që sot shpallim qytetar nderi shkrimtarin e madh, Ismail Kadare. Jemi me fat që jetojmë në kohën e Ismail Kadare”, u shpreh Kasami.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev