Shkrimtari i shquar italian Sandro
Veronesi sjell romanin e ri në shqip

Shkrimtari i shquar italian Sandro<br />Veronesi sjell romanin e ri në shqip
Një nga autorët më të njohur italian Sandro Veronesi vjen në shqip me romanin e tij më të fundit "Kaos i qetë".

Romani i përkthyer nga Roza Ruci dhe botuar nga “Toena” i ka sjell publikut një autor që shkruan me një stil tërheqës e të ngrohtë.

Botuesja Irena Toçi u shpreh se Sandro Veronezi është një nga autorët më të njohur në botë.

''Sandro Veronesi ka marrë tanimë në harkun kohor të 28 viteve karrierë që ai ka në fushën e letërsisë, ka merituar çmimet më të mëdha që bota e letërsisë në Itali jep, si çmimin 'Kapierlo' dhe 'Strega'. Çmimin 'Strega' e ka merituar pikërisht për këtë libër, ‘’Kaoisi i qetë’’ që ne po prezantojmë sot'', u shpreh Toçi. 

Një vlerësim për autorin bëri dhe përkthyesja Roza Ruci. 

''E filloj menjëherë fjalën time me një shije të fjalëve të vërteta që i thotë vetë Veronesi. E di arsyen pse shkruaj, sepse e kam të nevojshme është diçka e imja. Është një funksion i detyrueshëm i trurit tim, i trupit tim ashtu si gjumi dhe ëndrra. Arsyeja pse shkruaj atë që shkruaj, herë pas herë më bëhet e paqartë, por përderisa arrij të pohoj këtë, kjo për mua është arritje'', tha Ruci. 

Ndërsa deputeti Fatmir Toçi që njeh nga afër autorin tha se pritej që të vinte në Tiranë, por ktheu rruge për një problem personal.

Me rastin e këtij promovimi Toçi spikati se Rajoni ka autorë me vlera që njihen në botë shumë e pak në Shqipëri.

''Shtëpia Botuese ‘’Toena’’ dhe instituti kanë marrë përkthime nga italishtja. Po bëjnë një punë të veçantë përkthimi nga rajoni, që është një mangësi e letërsisë shqipe. Të gjithë rendin pas letërsisë së emrave të mëdhenj, dhe harrojmë që në Ballkan dhe në vendet fqinje siç është Italia, ka një letërsi të madhe'', deklaroi deputeti Toçi.  

Shkrimtari italian Sandro Veronezi në këtë vepër gjithë limfë njerëzore, pasqyron artistikisht sakrificat e një babai që pas vdekjes së bashkëshortes përpiqet të shpëtojë vajzën e tij në mesin e trazirave dhe turbullimeve sociale e familjare.

[gallery]19599[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin