Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, ka fituar një tjetër çmim të madh, këtë herë çmimin e Jeruzalemit për vitin 2015. Lajmi është bërë i ditur nga mediat izraelite.

Çmimi mësohet se do t’i jepet nga dora e Presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin, në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Librit në datën 8 Shkurt 2015.

Ismail Kadare, anëtar i Legjionit francez tё Nderit, ka fituar deri me sot çmimet me prestigjioze të letërsisë në botë, si  Man Booker International Prize, Britani, 2005, Princi Asturias në Spanjë, 2009, etj. Kadare prej vitesh është edhe kandidat  çmimit Nobel.  

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)