Atij iu desh te largohej nga Shqipëria së bashku me nënën e tij, sepse përndiqej politikisht. Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Në janar të vitit 1991 S. Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. Për shkak të temperamentit të tij të matur e të urtë, ndryshe nga pjesa më e madhe agresive e politikës shqiptare, të gjithë e thërrisnin me respekt plaku Godo.
Veprat
• "Plaku i Butkës", Roman historik (1966);
• Ali Pashë Tepelena, roman 1970
• Zëra nga burime të nxehta, tregime (1972);
• "Intendenti", tregim (1973);
• "Skënderbeu (1975)
• "Prova e zjarrit", roman (1977);
• "Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985);
• "Ujërat e qeta", roman, (1988);
• "Koha e njeriut", roman (1990).
• "Udhëtari", roman (2009)
Skenarë
• Dritat e qytezës (1983)
• Intendenti (1980)
