Projektligji për shkrirjen e Gardës së Republikës por edhe për kompetencat për Byronë Kombëtare të Hetimit, ka sjellë pakënaqësi te një pjesë e mazhorancës. Ishte deputeti i LSI Spartak Braho, njëkohësisht edhe kryetari i Komisionit të Sigurisë, që në shenjë demonstrative është larguar nga salla, madje duke thënë se nuk mund të votojë pro, pasi do të quhej bashkëfajtor.
“Kërkojmë që të dalë jashtë rendit të ditës Byroja Kombëtare dhe Garda. Me këto dy kapituj keni bërë një vrimë në ujë. Mua me nxihet faqja të bëhem bashkëfajtor”, ka thënë Braho.
Reagoi menjëherë kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, i cili duke parashysh pretendimin e Brahos, tha se këto pika do të shtyhen për diskutim, deri në momentin që në komision do të bëjë prezantimin vetë ministri i Brendshëm.
“Ne jo rastesisht bëjme ndarje në parim dhe nen për nen. Ne nuk mund të bllokojmë gjithë procesin. Per shkak të angazhimeve ka marre pelqimin tim ministri për të mos qënë këtu dhe kemi rënë dakort me ministrin qe këto çeshtje që kërkuat dhe ju të mos trajtohen sot”, ka thënë Xhafa.
Pritet që këto dy projekligje tejet të rëndësishme, të kalojnë në komisione brënda kësaj kësaj jave, ku debatet më interesnate priten në komisionin e sigurisë, që është edhe komisioni përkatës.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com