Qytetarët kanë denoncuar në Shqiptarja.com rastet e dëmeve nga tërmetet në të gjithë vendin. 

Dërgoni edhe ju foto, video, pse jo edhe një rrëfim se si e keni përjetuar ju tërmetin më të fuqishëm të 30 viteve të fundit.

Ne do i përcjellim ato në kohë reale në kanalet tona të transmetimit. Për të raportuar problemet dhe dëmet tuaja ndiqni udhëzimet e mëposhtme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:22
Një pallat në zonën e Astirit pëson dëmtime nga tërmeti (FOTO)

Një pallat në zonën e Astirit ka pësuar dëme të rënda si pasojë e tërmetit që tronditi Shqipërinë ditën e djeshme. Nga fotot e mbërritura në redaksinë e Shqiptarja.com duket se pallati ka pësuar dëmtime në murin e jashtëm të tij por edhe në brendësi.

Ora 14:18
Plasaritet muri i një qendre tregtare në kryeqytet (VIDEO)

Muri i një qendre tregtare në rrugën e Kavajës ka pësuar plasaritje për shkak të tërmetit i cili tronditi Shqipërinë ditën e djeshme. Nga fotot e mbërritura në redaksinë e shqiptarja.com duken dëmet e shkaktuara nga lëkundja.