Një automjet është djegur plotësisht në Kolonjë, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte i parkuar pranë teqesë së fshatit Kreshovë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë qenë aksidental. Vetë drejtuesi i mjetit ka deklaruar se kishte hyrë në teqe për të ndezur një qiri, dhe në atë moment automjeti është përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e zjarrit, por makina ishte shkrumbuar totalisht.
Ndërkohë, policia po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente












