Alibeaj kërkon votën në Mallakastër në krah të Kapllanajt që po hetohet në prokurori

Alibeaj kërkon votën në Mallakastër në krah të Kapllanajt që po hetohet në prokurori

Agron Kapllanaj dhe Enkelejd Alibeaj

MALLAKASTËR- ‘Shkundeni votën me 25 prill’, kjo ishte thirrja që kishte për banorët drejtuesi politik për Qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj. Teksa kërkonte votën për 25 prill, Alibeja kishte në krah ish-kryebashkiakun e PD për bashkinë e Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili po hetohet në prokurori. Sipas tij, në këto zgjedhje duhet votuar për PD në mënyrë që të ulet çmimi i energjisë dhe i naftës dhe të dyfishohet ndihma ekonomike.

“Unë e kam të thjeshtë që të vij këtu në krah të Agronit, e kam të thjeshte edhe në Divjakë, edhe në Roskovec, Patos, Lushnjë, Fier, sepse unë e shoh që njerëzit e kane ndarë mendjen. A nuk ja vlen që në 25 prill vetëm që të ulet çmimi i energjisë, ta bëjmë këto zgjedhje që të votojmë për veten, që të vendoset ndihma ekonomike edhe njëherë, madje të dyfishohet, nuk ja vlen të votojmë në datë 25 prill për të ulur së paku 240 lekë çmimin e naftës”, tha Alibeaj.

Agron Kapllanaj, është i 6 në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit. Ish-kryebashkiaku i Bashkisë Mallakastër, në vitin 2003 ka qenë i dënuar me burg në Itali, për vjedhje. Kapllanajn nuk e ndalon ligji i dekriminalizimit për të kandiduar, por me vendosjen e tij në listë, Lulzim Basha vë në pikëpyetje kauzën e ‘listave të pastra’.

SI.E./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 05/04/2021 23:25

    Ore nipi ballistit po ky ka ber burg per vjedhje ne itali ate do besh deputet o trap

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës