Tre ministra ukrainas dhanë dorëheqjen ditën e sotme, por ende nuk është e qartë arsyeja e dorëheqjes së tyre.

Kryetari i parlamentit ukrainas tha se ministri përgjegjës për mbikëqyrjen e prodhimit të armëve gjatë luftës Oleksandr Kamyshin, në detyrë që nga marsi i vitit 2023, Ministri i Drejtësisë Denys Maliuska dhe Ministri i Mjedisit Ruslan Strilets paraqitën letrën e dorëheqjes.

Sipas La Repubblica, zëdhënësi i Zelenskyt deklaroi se më shumë se 50% e qeverisë do të zëvendësohet gjatë kësaj jave.

"Siç u premtua, tashmë këtë javë mund të pritet një ndryshim i madh në qeveri. Më shumë se 50% e anëtarëve të Këshillit të Ministrave do të pësojnë ndryshime’, tha zëdhënësi.