'Shkundi merimangat', kryevepra e Kristjan Asllanit zgjidhet si goli më i bukur nga UEFA

'Shkundi merimangat', kryevepra e Kristjan Asllanit zgjidhet si goli më i bukur nga UEFA

Kristjan Asllani

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi dy ndeshjet e radhës në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kundër Moldavisë në Tiranë, kuqezinjtë fituan 2-0, teksa në transfertën e Ishujve Faroe tanët u imponuan 1-3. Me këto rezultate, Shqipëria mban vendin e dytë në grup, një pikë më pak se Çekia e vendit të parë.

Në ndeshjen e fundit në Ishujt Faroe, Kristjan Asllani shënoi golin e rezultatit 1-2, me mesfushorin e Interit që realizoi nga afro 25 metra. E majta e elbasanasit u ndal në trekëndëshin e portierit, duke bërë që UEFA edhe në bazë të votave në internet ta shpallë si golin më të bukur të raundit të fundit të Euro 2024.

Realizimi i Asllanit lë pas golin e Saka, Arda Guler dhe Sallai. Para Asllanit ishte Jasir Asani që me golin kundër Moldavisë fitoi çmimin e golit më të bukur një raund më parë nga votat në UEFA.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025