SHKUP-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin shtetëror të Shkupit në katin e fundit të tij, e pikërisht në sektorin e pediatrisë, ku një 22 vjeçar ka mbytur të dashurën e tij infermiere.

22-vjeçari nga Petroveci i Shkupit, pasi ka mbytur të dashurën e tij, infermieren 31-vjeçare, e ka lënë atë në fundin e klinikës por  nuk e ka hedhur poshtë. 

Gjithçka ka nisur në orën 18, kur i dyshuari dhe infermierja kishin caktuar një takim në hapësirën në fund të  Klinikës.

Ata janë ngrindur me njëri tjetrin për më shumë se dy orë dhe më vonë i dyshuari e ka mbytyr. Mësohet se pas e zvarriti trupin e viktimës deri te njëra nga tarracat dhe ul pranë saj, duke u bërë gati të vetëvritej.

22-vjeçari u vu re nga një pacient, i cili njoftoi menjëherë forcat e sigurisë së spitalit. Pasi policia arriti në vendngjarje arriti të bindë të riun të mos hidhet dhe më pas i ka vendosur prangat.Trupi i viktimës u transportua menjëherë në repartin e kujdesit intensiv, por mjekët nuk ia dolën ta rikthejnë në jetë.

shkup

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)