Në Maqedoni autoritetet e sigurisë ende nuk kanë dhënë asnjë shpjegim se nga ka ardhur sulmi ndaj godinës së Qeverisë dhe cilat mund të jenë arsyet. Por nga ana tjetër ende asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka bërë të ditur se po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.
“Predhat janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë, për të zbardhur më shumë të dhëna për llojin e armës, drejtimin prej nga ka ardhur, për autorët e sulmit në rast se ka, dhe motivin e këtij incidenti”, ka thënë Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.
Mediat maqedonase shkruajnë se ende nuk dihet nëse dikush nga kabineti qeveritar në Maqedoni ka qenë shënjestër e sulmit, apo përsëritet e njëjta histori, si ajo e vitit 2007.
Më 6 gusht të 2007 u regjistrua një sulm thuajse identik, me dy predha ndaj Qeverisë, por autorët dhe motivet e sulmit nuk u zbardhën asnjëherë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com