Shkup, mijëra shqiptarë në shesh
Ja kërkesat për rastin "Monstra"

SHKUP - Dyfish në numër nga protestat e të premtes së kaluar, mijëra shqiptarë të Maqedonisë marshuan paqësisht përgjatë një ore, kundër vendimit të Gjykatës për të dënuar me burgim të përjtshëm 6 shqiptarë për rastin “Monstra”.

Një kordon i madh policor dhe autoblinda ishin vendosur përballë qendrës “Mavrovasja”, të cilët nuk lejuan lëvizjen e protestuesve para Gjykatës së Shkupit, ndërsa protestuesit me akuzat se ndaj shqiptarëve është zhvilluar një proces i manipuluar gjyqësor, thërrisnin parullat:

"Gruevski, e keqja fshihet në mozaik", "UÇK, jo BDI, UÇK me popullin", "Monstra, Brodeci, Harun Aliu". 

Ministria e Brendshme shtoi masat e sigurisë në kryeqytet, për të shmangur kontaktin e mundshëm të turmave protestuese, por gjithcka kaloi paqësisht.

PROTESTAT ne shkup

Protesta filloi nga qendra tregtare Çairçanja, ndërsa në radhët e parë të protestës kanë qenë edhe kampioni i europës në boks, Nuri Seferi, deputeti Hysni Shaqiri dhe kryetari i Strugës, Ziadin Sela.

shkup protesta

Familjaret e te denuarve: T'i jepet fund proceseve te montuara politike

Në deklaratën e lexuar nga njëri prej familjarëve të të dënuarve kërkohet t'u jepet fund proceseve të montuara politike. Kërkohet të shpallet pafajësia për të dënuarit në rastin "Monstra", lirimi i tyre dhe dëmshpërblimi.

Gjithashtu, kërkohet shkarkimi i gjykatëses Geshovska, dorëheqja e ministres Gordana Jankullovska dhe lirimi i të gjithë të ndaluarave gjatë protestave të mëparshme në Shkup dhe në Tetovë.

Kerkesat e protestuesve: Lirimi i të dënuarve, shkarkimi i Jankullovskës e Geshovskës
Në apel shtrohen edhe kërkesat e protestuesve ku thuhet: “Duke konsideruar se bijtë tanë janë krejt të pafajshëm dhe se procesi është krejtësisht i montuar, duke gjykuar njërës që nuk kanë kurrfarë lidhje me vrasjen e pesëfishtë para dy viteve, kërkojmë:”
1.Shpalljen e tyre të pafajshëm, lirimin e menjëhershëm dhe dëmshpërblimin e tyre.
2.Shkarkimin e prokurores dhe gjykatësit të rastit “Monstra” dhe ndjekjen e tyre penale për keq përdorimin të detyrës zyrtare.
3.Dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme, për shkak të shkeljes së detyrës zyrtare.
4.Lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve në Shkup dhe Tetovë.
Ky apel u drejtohet edhe partive shqiptare që në këto momente të jenë me popullin e tyre, e jo me ata që diskriminojnë popullin shqiptarë në Maqedoni.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)