Shkup, Ndihmës-Sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker viziton Maqedoninë

Shkup, Ndihmës-Sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker viziton Maqedoninë

Ndihmës-Sekretari amerikan në detyrë për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Pas qëndrimit në Athinë, ai u ndal në qytetin e Manastirit, për një takim me kryetaren e komunës Natasha Petrovska ndërsa mbajti një fjalim para studentëve të këtij qyteti.

Nuk janë dhënë hollësi nga takimi i.Reeker me zonjën Petrovska, që sipas dyshimeve ka qenë pre e tentativave për t'i zhvatur para nga buxheti i komunës, nga një pronar i një televizioni në Shkup, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Dyshimet për lidhjet e pronarit të 1 TV me Kryeprokuroren e posaçme, Katica Janeva dhe eventualisht përfshirja e kësaj të fundit në skandal janë bërë pjesë e hetimeve.

Zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet nesër dhe me zyrtarë të qeverisë e drejtues të opozitës në Shkup.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon ankimimin e Vetëvendosjes për votimin me postë, i hap rrugë çertifikimit të rezultateve nga KQZ-ja

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon ankimimin e Vetëvendosjes për votimin me postë, i hap rrugë çertifikimit të rezultateve nga KQZ-ja