MAQEDONI - Një superaksion policor në Maqedoni ka vënë në pranga 9 persona dhe ka shpallur në kërkim 27 të tjerë, të dyshuar për bashkëpunim me shtetin islamik ISIS si pjesëmarrës në luftërat në Siri dhe Irak, por ka edhe persona të cilët dyshohen si rekrutues dhe organizatorë të xhihadistëve. Mediat lokale shkruajnë se në mesin e të arrestuarve është edhe Rexhep Memishi imami i xhamisë Tutunsuz.

Policia është futur në Xhamin Tutunsuz dhe Jahja Pashë, dy xhami për të cilat një vit më parë Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni ishte shprehur se i kishte jashtë kontrollit dhe kerkonte nderhyrjen e policise. BFI-ja kishte njoftuar edhe Ministrinë e Brendshme për përfshirjen e këtyre xhamive në rekrutimin e ushtarëve për në Siri.
Aksioni është zhvilluar në disa lagje të Shkupit, Gazi Babe, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivarit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, njoftoi se MPB në periudhën nga shtatori i vitit 2014 deri në muajin korrik të vitit 2015 është angazhuar në mbledhjen e dëshmive materiale për shtetasit e Maqedonisë të cilët kanë marrë pjesë aktive në organizimin dhe përgatitjen e personave për pjesëmarrje në formacionet paraushtarake jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë.
Çavkov bëri të ditur se janë kryer 28 kërkime në Shkup, Gostivar, Tetovë, Kumanovë dhe Strugë, nga të cilat 24 janë bërë kërkime në shtëpitë e individëve, ndërsa 4 të në objekte si internet kafe, xhaminë Tutunsuz dhe në dy organizata joqeveritare.
“Gjatë aksionit 9 persona janë arrestuar, ndërsa 27 të tjerë janë në kërkim. Sipas njohurive operative që posedon MPB-ja, 20 persona ende ndodhen në fushëbetejat në Siri”, theksoi Çavkov, duke shtuar se gjatë kërkimeve janë gjetur dhe konfiskuar një numër i madh i kompjuterëve, SIM kartelave, një sasi e madhe parash, një pistoletë me gaz dhe sende të tjera të cilat janë konfiskuar në cilësinë e provës materiale.
Ministri Çavkov informoi se kundër 35 personave të moshës nga 19 deri në 49 vjet do të ngrihet padi penale për pjesëmarrje në ushtritë e huaja dhe në formacionet paraushtarake.
Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, duke shpjeguar detajet në lidhje me aksionin e sotëm policor, theksoi se ka dëshmi fillestare për 16 persona nga Maqedonia që kanë humbur jetën në fushëbetejat në Siri. Sipas informacioneve operative të MPB-së, 130 shtetas të Maqedonisë ishin pjesëmarrës ose janë pjesëmarrës në fushëbetejat në Siri dhe vendet tjera ku ka konflikte të armatosura.
Video/ Arrestimi i të dyshuarve të ISIS-it në Maqedoni
/Shqiptarja.com