SHKUP - Një incident i rëndë fizik midis nxënësve sërish ka ndodhur ditën e djeshme në Shkup. Sipas mediave në maqedonase bëhet fjalë për një incident midis të rinjve shqiptarë dhe maqedonas.
 
Siç bëhet e ditur, një grup nxënësish nga shkolla PTT “Vllado Tasevski” në Shkup janë sulmuar nga një grup nxënësish nga shkolla e mesme kimike “Marija Kiri Skladovska” që janë afër njëra tjetrës. Jo zyrtarisht thuhet se nxënësit e "Vllado Tasevski” janë të nacionalitetit maqedonas, ndërsa ata të shkollës kimike janë shqiptarë, por ende nuk dihet nëse ka kjo ndonjë ndërlidhje me incidentin.

Dy nxënës kanë përfunduar me plagë më të rënda dhe janë dërguar në klinikën e Shkupit. Policia theksoi se në këtë incident që ka ndodhur në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase”, kanë marrë pjesë disa nxënës, 14 prej të cilëve janë zbuluar dhe se ndaj tyre pritet të ngritën kallëzime penale.
 
Ky ngjarje është në vazhdën e shumë incidenteve të tilla ndëretnike që po ndodhin kohëve të fundit Maqedoni.

(el.sk/shqiptarja.com)