SHKUP - Pas protestave të dhushme dje në Shkup, edhe sot një grup i vogël protestuesish, kryesisht të rinj minorenë, janë mbledhur para godinave të BDI dhe Komunës së Çairit, ndaj të cilave kanë hedhur gurë dhe ende të forta në drejtim të ndërtesës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase sipas të cilave protestuesit u përqendruan në zonat e banuara kryesisht me shqiptarë. Mësohet se ata për disa minuta kanë goditur me gurë selinë selinë e BDI-së në Çair. 

Të rinjtë më pas kanë bllokuar rrugët në zonën e Çairçanjës dhe më pas janë nisur drejt Komunës së Çairit, ku janë përplasur me policinë.

Sipas mediave maqedonase pas afro 15 minuta protesta para ndërtesës, ndërhyri policia e cila përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në drejtim të Gazi Babës, ndërsa forca të shumta policie u vendosë pranë ndërtesës së Komunës së Çairit dhe në rrugët përreth. 

Forcat e rendit kanë arrestuar disa prej protestuesve të dhunshëm të cilët sot iu vërsulen edhe ekipeve televizive, duke i penguar të xhirojnë atë që ndodhi para komunës së Çairit.

Protesta e sotme është vazhdim i protestës që filloi një ditë më parë si shenjë revolte për vendimin gjyqësor të rastit “Monstra”, ku u dënuan me burg të përjetshëm gjashtë shqiptarë. Në protestën e djeshme mbetën të lënduar 20 persona, ndërsa u arrestuan 6 protestues.

Po sot Ministria e Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur numrin e saktë të policëve të lënduar në protestën e djeshme. Sipas Ministrisë, bilanci i policëve të lënduar është 27, ndërsa ndërsa për protestuesit nuk ka informacione të sakta, pasi ata për t’i shpëtuar identifikimit, i janë nënshtruar klinikave private.

Përfaqësuesit politikë shqiptarë edhe gjatë ditës së shtunë kanë hezituar të deklarohen para mediave, duke shfrytëzuar rrjetet sociale apo komunikatat. BDI-ja, pjesë e Qeverisë së Maqedonisë, ka bërë thirrje te të gjitha palët që të përmbahen maksimalisht nga dhuna, duke theksuar se ngjarje të tilla nuk i ndihmojnë as procesit, as të dënuarve, as familjarëve, por as atyre që po bëjnë përpjekje që të kontribuojnë me qasje institucionale në zgjidhjen e këtij rasti shumë të ndërlikuar.
 
Ndërsa deputeti i PDSH-së në opozitë, Bekim Fazliu, shprehu keqardhje për shqiptarët e pafajshëm që vuajnë dënimin në burgje. “Pamjet e sjelljes së policisë me protestuesit të rikujtojnë historinë e dhimbshme të shqiptarëve gjatë kohës së okupimit serb. Xhelati atehere e kishte emrin Sllobodan, kurse tani e ka emrin Ali. Shpreh keqardhje për gjithë shqiptarët e pafajshëm që vuajnë burgjeve”, ka shkruar Fazliu në “Facebook”.
 
Ministria e Brendshme: Dje mbetën të lënduar 27 policë, protestues nuk dihet
Ora 16:38 Ndërkaq ditën e sotme Ministria e Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur numrin e saktë të policëve të lënduar në protestën e djeshme. Sipas Ministrisë, bilanci i policëve të lënduar është 27, ndërsa ndërsa për protestuesit nuk ka informacione të sakta, pasi ata për t’i shpëtuar identifikimit, i janë nënshtruar klinikave private.
Lajmi është konfirmuar nga “Zhuranl” sipas të cilit edhe drejtori i Qendrës Klinike Urgjente, ka bërë të ditur të dhëna rreth bilancit të lënduarve. Sipas tij, vetëm 5 të lënduar janë pranuar për kurim në Qendrën Klinike Universitare në Shkup, prej të cilëve 3 polic dhe 2 protestues.

Zëdhënësi i Ministrisë Ivo Kotevski shtoi se ndaj protestuesve do të ngrihet padi penale. Ndërkohë vijojnë hetimet për të identifikuar edhe pjesëmarrës tjerë, të cilët kanë prishur rendin dhe janë përleshur me policinë.

Ndërhyrja e djeshme e policisë është vlerësuar si e dhunshme ndaj protestuesve të cilët nga Ministria, janë quajtur grup huliganësh.