SHKUP- Godina qeveritare e Maqedonisë është bërë objekt sulmi me granata dhe bombë molotov mbrëmjen e vonë të së martës. Mediat maqedonase sqarojnë se bëhet fjalë për një sulm rreth orës 23:00 të një dite më parë. Vetëm pak kohë pas shpërthimeve, policia maqedonase ka arritur të gjejë dy granata të ngecura në fasadën e ndërtesës së qeverisë, të cilat janë dorëzuar për ekspertizë të mëtejshme.
Sipas gazetares së “A1 Report” nga Shkupi Zerijeta Jajaga, Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase e ka konfirmuar rastin, dhe do të japë detaje gjatë ditës për ngjarjen. Deri në këto momente nuk ka informata nëse dikush nga kabineti qeveritar mund të ketë qenë objekt i sulmit, pasi në atë orar nuk ka qenë asnjë i pranishëm në godinën qeveritare.
Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska, tha se "mbrëmjen e djeshme janë dëgjuar dy shpërthime, dhe pas kontrollit të terrenit është konfirmuar se dy predha kanë përfunduar në fasadën e qeverisë".
Ndërsa aktualisht ndërtesa është rrethuar nga policia e cila po kryen hetime të detajuara mbi sulmin e një nate më parë.
/Shqiptarja.com

VIDEO