Shkurti i përgjakshëm për shqiptarët në Itali, shënohet viktima e tretë në një aksident

Shkurti i përgjakshëm për shqiptarët në Itali, shënohet viktima e tretë në një aksident

Pamje nga vendngjarja

Itali-Një aksident i rëndë në rrugët e Italisë i ka marrë jetën një shqiptari 19-vjeçar. Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonte i riu u përplas këtë mëngjes me një shtyllë, në zonën e njohur si Merlengo di Ponzano.

Viktima është identifikuar si Klisman Gjini. Ai udhëtonte si pasagjer në automjetin tip Mercedes, ndërkohë që personat e tjerë që ndodheshin në të njëjtin automjet me të mbetën të plagosur. Ata janë dy shtetas italianë të moshës 21-vjeç dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Përveç mjekëve në vendngjarje shkuan edhe forca policore e zjarrfikëse, ndërsa nga hetimet paraprake rezulton se aksidenti ndodhi si pasojë e një pakujdesie të shoferit.

Shtypi italian publikoi edhe emrin e një shqiptari tjetër i cili humbi jetën pak ditë më parë në zonën e Riviera Berica të Italisë. Ai është Luan Hakrama , i moshës 40-vjeç, baba i tre fëmijëve.

Ndërkohë që vetëm tre ditë më parë një tjetër shqiptar i moshës 20-vjeç, humbi jetën në një aksident, pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një pemë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë