Shkurtohen shpenzimet e deputetëve
Fino: Pse e marrim këtë vendim tani
Shkurtimet e shpenzimeve të transportit për deputetët dhe zyrtarët e tjerë janë diskutuar sot në Komisionin e Ligjeve. Fino: Pse e marrim këtë vendim tani. Dhëmbi tha se “në kuadër të reduktimit të shpenzimeve, deputetët nuk ndëshkohen shumë”.
TIRANE- Shkurtimet e shpenzimeve të transportit për deputetët dhe zyrtarët e tjerë janë diskutuar sot në Komisionin e Ligjeve. Projektligji i sjellë nga qeveria për heqjen e këtyre bonuseve, ka shkaktuar jo pak debate në Komisionin e ligjeve. Projektligji, sipas deputetëve, i kursen shtetit 165 milionë lekë në vit, ndërsa vetëm për 2 muajt e mbetur të këtij viti, shteti përfiton 20 milionë lekë.
Relatori i projektligjit, deputeti i PS-së, Bashkim Fino, tha, se “disa drejtorë entesh apo kryetari i
KQZ nuk kanë pse të marrin bonus, nuk janë as të zgjedhur nga populli. Disa institucione sic janë bashkitë, nuk duhet t’ju hiqet bonusi. Ky është diskriminim”.
“Çfarë ka ndryshuar nga ligji i 2009 deri tani që bëjmë këtë ndryshim, përjashto vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pse ne e marrim një vendim tani. Mua më duket shumë absurde një vendim i Gjykatës Kushtetuese, një konflikt interesi i pastër që ata marrin vendim për veten e tyre, që ata duhet të kenë bonuset, dhe ti vjen dhe e pasqyron sot në këtë ligj, sepse e thotë Gjykata Kushtetuese, se e ka në dorë të gjykojë një vendim të Parlamentit. Atëherë kush e ka në dorë për t’i mbrojtur të gjitha këto struktura të tjera këtu, të përfituesve të kategorisë së dytë e kështu me radhë”, u shpreh Fino.
Në Komisionin i Ligjeve, Mimoza Dhëmbi, Drejtoreshë e Përgjithshme në ministrinë e Financave, shpjegoi arsyet e heqjes së bonuseve për zyrtarët, dhe shkurtimet për disa të tjerë. Sipas saj, nga përfitimi nga ky projektligj, mund të shpërndahet në formën e ndihmës ekonomike për 3 mijë familje.
Dhëmbi tha se “në kuadër të reduktimit të shpenzimeve, deputetët nuk ndëshkohen shumë, sepse nga 45 mijë lekë në muaj, ju është ulur 40 mijë lekë”.
Në përgjigje të pyetjeve të relatorit Bashkim Fino, drejtoresha e ministrisë së Financave, Mimoza Dhëmbi, tha se “Pyetja e parë se çfarë ka ndryshuar që nga viti 2009 që është miratuar ky ligj. Në momentin që u miratua kishte një concept të caktuar që do të eliminoheshin automjetet, një numër i madh automjetesh do të kurseheshin shumë shpenzime shoferësh karburanti, etj. Dhe do të vendoseshe ky bonus, ku secili nga këta zyrtarë të lartë do të përgjigjej vetë për transportin. Por aktualisht kemi ardhur në konkluzionin, nga zbatimi nga 2009 e deri më tani, që disa funksione pengohen në kryerjen e detyrave funksionale nëse mbeten në listën e bonusit. Për Gjykatën Kushtetuese që ishte pyetja e fundit, po, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim menjëherë pas miratimit të ligjit, dhe ky ligj ka qenë nul për pushtetin gjyqësor, ne tani thjesht po e refletkojmë, por ai nuk është aplikuar, bonusi nuk është përftiuar nga zyrtarët e pushtetit gjyqësor”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
53.7%
-
Jo
43.9%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Diaspora nis regjistrimin, mbi 500 aplikime! Kryeson Gjermania, ndiqet nga Italia, Britania, Greqia e SHBA! Më shumë votues për Tiranën
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32