Shkurtohet 2 metra Monumenti
i 100-vjetorit të Pavarësisë

Shkurtohet 2 metra Monumenti<br />i 100-vjetorit të Pavarësisë
TIRANE- Visar Obrija dhe Kai Kiklas, dy autorët e projektit të Monumentit të 100-vjetorit të Pavarësisë, kanë gjetur rreth 50 gabime në realizimin e veprës monumentale nga firma austriake “Valenta”. Për të shprehur idenë e pavarësisë, autorët kanë skicuar dy gjysma kubi, ku njëra gjysmë mban çatinë dhe tjetra platformën.

Për të realizuar këtë koncept në bocetin e tyre, struktura e monumentit është menduar më e lartë dhe më e gjerë nga monumenti që qëndron aktualisht në parkun “Rinia” në Tiranë, i cili u ngrit më 28 nëntor 2012. Ndërsa burimet tona konfirmojnë se për arsye të moskorigjimit të këtyre gabimeve, procedurat e përfundimit të veprës kanë mbetur ende të hapura, të trondit fakti kur mësojmë se gjatë realizimit lartësia prej 8 metrash është reduktuar në 6.2 metra dhe gjerësia nga rreth 5.5 metra, reduktohet në 4 metra.

Gjerësia e madhe ishte konceptuar nga autorët që njerëzit të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Ende nuk mund të konfirmojmë nëse pesha, sipas deklaratës qeveritare është vërtetë 14 ton. Befasia më madhe vjen se e gjithë bota mediatike ka besuar deklaratat e ish kryeminitrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi, dhe askush s’do ta besonte se duhej marrë edhe metri nga gazetarët për ta matur monumentin.

Shkurtimin e monumentit në fazën finale nga 8 metra lartësi në 6.2 metra na e ka konfirmuar edhe ish-drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima, i cili tha dje për “Shqiptarja.com” se: “ka pasur dy diskutime për lartësinë dhe ideja e zvogëlimit të përmasave të monumentit ka ardhur për asye se do të kurseheshin shpenzimet”. Megjithatë, kujtojmë se shpenzimet, jo vetëm që nuk janë kursyer, por qeveria dha fonde shtesë për të shpërblyer firmën austriake “Valenta”. Kostot e realizimit të monumentit të 100-vjetorit nisëm me 355 mijë euro, pa përfshirë shpërblimin artistik të dy artistëve me 35 mijë euro dhe fondin shtesë që dha qeveria Berisha. Vlera e kësaj vepre shkoi tej parashikimit, 450 mijë euro.
 
Pasojat e mosrealizimit dhe të mbeturit “mall pa zot”
 Ka pasur burime nga Ministria e Kulturës, që na kanë konfirmuar faktin që autorët kanë kërkuar nga firma austraike që të korigjojë gabimet. Disa nga këto gabime gjenden në në faqet e brendshme anësore të monumentit, ku është vizatuar me lazër “Deklarata e Pavarësisë”, si dhe firmat e firmëtarëve të kësaj ngjarjeje të veçantë në historinë shqiptare. Nga publiku gabimet nuk mund të kuptohen, por autorët, pasi kanë i kanë konstatuar, kanë lënë procedurat e aprovimit të veprës të hapura.

“Nuk e di se ku kanë ngelur këto procedura”, shprehet ish drejtori i GKA-së, Rubens Shima.
Ndryshe nga sa e kanë konceptuar autorët, Obrija dhe Kikas, kalimi i njerëzve nëpër monumentin e 100-vjetorit nuk krijon liri, por krijon mundësinë që kalimtarët të fshihen nga syri i njerëzve. Kjo ka bërë që nga nëntori i 2012-s deri më sot, moumenti të keqpërdoret, të grabiten copat e metalit për skrap dhe në shumë raste persona të papërgjegjshëm shkruajnë dhe pikturojën edhe mbi emrat e firmëtarve.

E tillë paraqitet gjendja aktuale e monumentit, derisa të përfundojë kontrata mes autorëve, ideatorëve dhe firmës austriake “Valenta”, që monumenti të mos ngelet në mëshirën e fatit si “mall pa zot”. Firma “Valenta” ka fituar tenderin e organizuar nga ish-Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila premtoi realizmin e këtij monumenti me teknologji të precizionit të lartë.
Monumenti, i cili u ndërtua dy vjet më parë dhe ndodhet sot në Parkun Rinia në kryeqytet është në gjendje të mjerueshme. Ende mbi emrat e firmëtarëve po vijojnë të shkruhen emra njerëzish dhe deklarata dashurie....
 
monumenti me logo
(Në foto: (Majtas) Projekti origjinal ku deklarata e Pavarësisë duhej të ishte pranë tavanit.
(Djathtas) Monumenti i Pavarësisë (sot) më i shkurtër, Deklarata e Pavarësia është e zhvendosur poshtë.  Foto të tjera

 Shkrimi u publikua sot (29.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane