Primo Shllaku: Niveli i gjuhes shqipe ne shkolla, skandaloz

Nga Valeria Dedaj

Për shkrimtarin, poetin dhe pedagogun Primo Shllako gjuha shqipe është unikale. Identiteti ynë vërtetohet prej saj. Prandaj, teksa e pyesim se çfarë mendon për vëmendjen që është sot ndaj gjuhës shqipe, ai thotë se duhet vënë alarmi. Për të problemi i gjuhës shqipe është skandaloz. Ne jemi një komb gjuhësor, për shkaqe edhe arsye të ndryshme historike, prandaj gjuha ishte jetë kryelënda. 



Problemi i gjuhës është skandaloz. Shkolla jonë duhet që të vendosë të gjithë thekset mbi gjuhën shqipe. Në radhë të parë, shkolla jonë duhet të prodhojë shqiptarë, jo matematikanë. Aq më pak njeri universal. Shkrimtar edhe pedagog.

Primo Shllaku, sinkron 


Shllaku ka qenë pjesë e shumë aktiviteteve në shkollat e mesme, ku edhe ka vënë re, se niveli gjuhësor i nxënësve ka qenë shumë i ulët.

Unë kam marrë pjesë në shumë shkolla të mesme, ku ndërtohet dhe përsoset sistemi gjuhësor. Kam vënë re se në takimet me mua, dy apo tre nxënës ishin kryesor, që flisnin. Pjesa tjetër ishte, pjesa gri. Unë i thirra ata edhe pashë se kishin mungesat klasike. Pra, gjuha në shkollat e mesme bëhet për ata që tregojnë interes. Ndërsa, ata që nuk tregojnë interes, lëre të bëhen kamarierë. Në shkollat e mesme duhet që të ketë një vëmendje totale mbi gjuhën, sepse është koha, kur personaliteti i njeriut plotësohet edhe me dhuntinë e gjuhës, që i lejon atij jo vetëm të shprehet në mënyrë të qartë, që të tregojë rastin e vet të situatës bisedore, por nga ana tjetër ai duhet që të ketë parasysh edhe anën sintaksore edhe morfologjike, edhe të folurën e figurshëm”. 
Nëse kriteret e krijimit të kuadrove, që dalin nga shkollat tona për përdorim të brendshëm, është që të dalin nga shkollat tona, atëherë studenti i paaftë bëhet pedagog edhe e keqja rritet në mënyrë eksponenciale. 

Shkrimtar edhe pedagog, Primo Shllaku


Të gjitha auditorët kanë tre apo katër kokrra, që janë nën mesatare. Fati i tyre është një fat që e vendos shoqëria. Por kur nën mesataren është pjesa më e madhe, fati i tyre përcakton fatin e shoqërisë. Ne sot jemi një popull që flasim pa gjuhë. Nuk kemi gjuhë”. 
Profesori sjell shembullin e periudhës së Mbretërisë në vendin tonë, ku gjuha shqipe ishte kryelënda", u shpreh Shllaku. 

 


Ne jemi një popull edhe atdheu ynë është gjuha. Kushdo që kalonte në shkollat e mesme, private apo shteti. E dinin gjuhën në mënyrë shumë të mirë. Asokohe kërkohej edhe një bukur shkrim. Qoftë nëna ime që është 90 vjeçe, ka shkruar në mënyrë të përsosur, edhe babai që s’jeton më po ashtu. Këtë se kanë fituar në moshën 60 vjeç, por e kanë pasur gjithë jetën. Shkrimi i tyre ka qenë shumë i kuptueshëm. Ndërsa, tani është e pamundur që të lexohen disa lloj shkrimesh. Sipas asaj, që thonë grafologët kualiteti grafik i shkrimit tregon në një mas shumë të madhe edhe formimin e individit. 

Shkrimtar edhe pedagog, Primo Shllaku


Primo Shllaku mendon se shkolla e certifikon nivelin gjuhësor të individit. Prandaj nëse shkolla nuk funksionon, niveli gjuhësor i shoqërisë është i ulët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë