DIVJAKË- Një tragjedi është shmangur ditën e sotme në bregdetin e Divjakës, ku janë shpëtuar 3 të mitur pasi rrezikuan të mbyteshin në det.

Bashkëpunimi i policisë, rojave bregdetare, disa pushuesve dhe bluzave të bardha shmangu një tragjedi në bregdetin shqiptar. Sipas njoftimit, 3 të miturit janë në moshën 12, 13 dhe 17 vjeç, banues në fshatin Tërbuf të Divjakës.

Pas ndërhyrjes në kohë, ata ndodhet në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Gjatë ditës së sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në plazhin e Borshit,  ku fatkeqësisht humbi jetën një 41-vjeçar kur po lahej në det.