Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Borshit ku fatkeqësisht ka humbur jetën një 41 vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 ku qytetari fillimisht është nxjerrë nga deti me shenja të pakta jete. Më pas 41 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Spitalin e Sarandës.

Qytetari me iniciale E. G. ishte me origjinë  nga Tepelena, por banonte prej vitesh në Borsh. Ditën e sotme ai ka gjetur vdekjen në det në plazhin e Borshit. Trupi i 41 vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit në Sarandë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave.