Shmanget tragjedia në Lezhë! Po ktheheshin nga një ceremoni mortore, makina me 5 persona bllokohet në mes të ujit, shpëtohen nga banorët/ VIDEO

LEZHË- Një familje prej 5 personash ka rrezikuar jetën, teksa po tentonin të kalonin përroin në fshatin Kaluer të Njësisë Administrative Ungrej në Lezhë. Automjeti me të cilin ata po udhëtonin ngeli në mes të ujit, për shkak të prurjeve të shumta të përroit nga reshjet e dendura të shiut. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë ndërhyrë, duke shmangur një tragjedi të mundshme, pasi niveli ujit ishte gjithnjë në rritje dhe rrjedha e përroit ishte e fortë.

Report Tv sjell videon, ku shihet se si makina ka mbetur në mes të rrugës për shkak të nivelit të lartë të ujit. 5 personat u bllokuan në makinë në pamundësi për të dalë dhe gjithçka u zgjidh me ndihmën e personave të tjerë që konstatuan situatën.

Familja po kthehej nga një ceremoni mortore. Ato kanë ndjekur rrugën në të cilën kishin udhëtuar edhe më parë, duke mos patur dijeni për rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit. Në mungesë të një rruge tjetër alternative drejtuesi i automjetit u detyruar të veprojë në këtë mënyre, duke rrezikuar jetën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pa emer: 18/01/2023 17:48

    po budalla kryt si njeri e ka .. si ja plas zoti syt e futet ne mes te lumit me makin .. manej si vdiqen u mbyten ,, ooo shyqyr si kan shpetu se i ka shpetu zoti se per ate rroten si ka ken tu i dhan me mujt e kisha lan aty der neser ne mgjes vec me shpetu ... njerz te trash shkon e futet mes lumit ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm