Në prag të ndeshjes me ekipin e Realit të Madridit në Turqi po përgatiten maksimalisht për të përballuar 9 herë kampionët e Evropës. Përvec sfidës në fushë, kjo ndeshje ka brenda saj edhe shumë nostalgji, pasi dy prej futbollistëve më të talentuar të ekipit të Gallatasarayt kanë qenë në drejtimin e Hose Murinjos dhe për më tepër njëri prej tyre, Shnajder ka luajtur edhe me madrilenët në karrierën e tij.

Holandezi deklaron se do të jetë një ndeshje e vështirë, por edhe e vecantë, pasi përballë është ish-ekipi i tij dhe ish-trajneri që e ngjiti në majën më të lartë të futbollit evropian. “Mendoj se do të jetë një sfidë shumë e fortë dhe interesante, Reali është shumë lart, por edhe Gallatasarayn nuk qëndrron pas.

Nëse na neglizhojnë do të pendohen. Në aspektin e vecantisë së ssfidës dua të theksoj fatin që kam shumë miq në Spanjë te Reali, por mbi të gjitha Murinjon, i cili është si babai i dytë për mua” përfundon Shnajder.


d.b/shqiptarja.com