Shndërroi lokalin në ambient për lojëra fati, arrestohet pronari në Durrës, në pranga edhe një 18-vjeçar, drejtonte automjetin pa leje

Foto ilustruese

Teksa puna për parandalimin dhe “goditjen” e paligjshmërisë po vazhdon, policia e Durrësit ka arrestuar një pronar lokali, pasi e kishte përshtatur ambientin për organizimin e lojërave të fatit.

Arrestimi i 30-vjeçarit O.K u bë gjatë një kontrolli rutinë të Policisë në ambientet e lokalit, nga ku është konstatuar se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 laptop dhe 1 kompjuter.  

Një 43-vjeçar, është proceduar penalisht, pasi është konstatuar nga Policia duke transportuar me automjet, 2 m3 lëndë drusore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

 Ndërsa policia rrugore në Durrës, ka arrestuar një 18-vjeçar pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip "Audi", pa leje drejtimi. 

 

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja me Bashën, jeni pro apo kundër rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Puna e vetme që gratë mund të bëjnë për qeverinë e Kabulit është pastrimi i tualeteve