Shofer 'problematik,' sigurim më të lartë për makinën, tarifat e reja në korrik! AMF: Brenda vitit drafti për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet

Drejtuesit problematik të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës. Sistemi i ri bonus-malus, tha drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Mimoza Kaçi hyn në fuqi verën e këtij viti.

Mimoza Kaçi: Është mosha e drejtuesit, kapaciteti i mjetit, historiku i dëmeve bonus-malus, sjellë edhe edukim sepse mund të drejtohet më mirë automjeti. Aktualisht jemi në fazë përgatitore shoqëritë po përgatitet me databasat e tyre, brenda këtij viti.

Eduard Shalsi: Ka një afat?

Mimoza Kaçi: Po, brenda verës.

E pranishme për të raportuar në Komisionin e Ekonomisë, Kaçi tha se brenda vitit do të publikohet edhe projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Ndryshe nga drafti i parë ku parashikohej që do ishte sigurim shtetëror, dhe do të menaxhohej nga Fondi Kombëtar për tërmetet, Kaçi sqaroi se po diskutohet edhe përfshirja e kompanive private.

“Afati është viti 2024, për të përgatitur draft ligjin. Janë marrë disa vende si modele, gjithë pjesa më e rëndësishme është që të jetë një primi i përballueshëm nga individët që përballon dhe sjellë një mbulim bazik dhe që mund të shtohet më pas me mbulim vullnetar, kjo është skema në vende si në Turqi, Rumani etj. Edhe roli i shoqërive të sigurimit është në diskutim për pjesën e tyre në këtë ligj”, u shpreh Kaçi.

Drejtuesja e AMF-së tha se aktualisht po diskutohet edhe për skemën e sigurimit në bujqësi.

“Kemi edhe të tjera iniciativa. Aktualisht BB, po asiston Ministrinë e Bujqësisë dhe po bën një vlerësim të sektorit të bujqësisë përfshirë edhe sektorin e sigurimeve në bujqësisë, autoriteti është pjesë në këtë projekt, për të mundësuar kreditim por edhe sigurim për bujqësinë”, tha Kaçi.

Autoritet i Mbikëqyrjes Financiare thotë se është rritur interesi edhe për skemën e pensioneve private, pasi numri i anëtarëve arriti në 38 mijë duke u rritur 18% krahasuar me një vit më parë.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 16/05/2024 09:00

    Po ata gangstere apo fakire qe nuk do paguajne si do veproje shteti per t'ua marre leket? Per keto lloj lajthitjesh qeveritare do ishte e mira qe te kalonin vetem me referendum popullor or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Iris: 16/05/2024 02:54

    Sigurimi nga termeti eshte nje idiotesi komplet.Me shume demtohen shtepite cdo dite nga bombolat qe shperthejne dhe qarqet e shkurter dhe aty-ketu nga permbytjet se sa nga termetet qe ndodhin nje here ne hene! Duhet pranuar qe qeveria vepron me te njejtin mendjelehtesi e impulsivitet qe veprojne gangot ne rruge kur vrasin per nje shikim,apo per nje se kush kalon me pare ne rruge! Dhe keta,ndodhi nje termet nje here,o burra t'a bejme me detyrim sigurimin per termetin,kur sigurimi i pergjithshem i banese,por jo me detyrim,do te ishte i mjaftueshem.

    Përgjigju
  • Shaban: 15/05/2024 21:17

    O AMF une shtepine e kam blere me kredi - sigurim prone se e do banka. Kur doli certifikata e pronesise siguracion 10 vjecar per termetin - se do qeveria. Akoma do e siguroj kete apartament?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Mekë/ Qindra pelegrinë humbin jetën, temperaturat arrijnë 49 gradë

Mekë/ Qindra pelegrinë humbin jetën, temperaturat arrijnë 49 gradë