Paris 2024/ Ekipi i Shqipërisë gati për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike (FOTO)

Paris 2024/ Ekipi i Shqipërisë gati për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike (FOTO)

Ekipi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike

Këtë të premte në orën 19:30 në Paris zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike të 33-ta në historinë moderne. Ekipi i Shqipërisë do përfaqësohet me tetë sportistë, teksa atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj do mungojnë në ceremoninë hapëse, duke u bashkuar me ekipin vetëm më 29 korrik.

Djemtë dhe vajzat kuqezi duken gati në Paris, teksa janë nisur për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse që do jetë e veçantë.

Përfaqësuesit e Shqipërisë

Katër janë sportistë të kualifikuar në këtë turne, me shpresën e madhe që është te atletika dhe mundja. Atletja Luiza Gega do të garojë në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg) kanë pritshmëri.

Ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.

Kalendari i sportistëve kuqezi

Kuqezinjtë nisin aktivitetin më 27 korrik me qitësen Manjola Konini, për të vijuar me datat e tjera. Vëmendja do jetë në datën 4 gusht në orën 10:30 të paradites, kur në pistë do garojë Luiza Gega. Edhe në datat 8,9 dhe 10 gusht kërkohet paraqitje e mirë nga tre mundësit tanë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 26/07/2024 18:26

    Pacin sukses,ne garimet perkatese. Pres trofe nga Luiza Gega.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron