Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Andorra. Një Ferrari ka përfunduar brenda një qendre tregtare teksa shumë qytetarë po bënin blerjet e Krishtlindjeve.
Mediat bëjnë me dije se drejtuesi i Ferrarit ishte një 82-vjeçar. Ky i fundit mësohet se shoqërohej nga bashkëshortja dhe një person tjetër.
Pavarësisht përmasave të aksidentit, asnjë person nuk pësoi lëndime serioze ndërsa mendohet se i moshuari humbi kontrolli e mjetit duke u përplasur me dyqanin.
Personat në makinë së bashku me një punonjëse të qendrës tregtare u dërguan në spital për kontroll mjekësor dhe dolën pas disa orësh pasi nuk kishin lëndime të rënda.