DURRES - Drejtimi i makinës në mënyrë të papërgjegjshme vijon të marrë jetë njerëzish. Një 24-vjeçar i cili lëvizte tek mbikalimi Shkozet-Plepa me motorcikletë u përplas nga një makinë tip Volkswagen e drejtuar nga një 28-vjeçar nga Durrësi.
Alket Koçi u arrestua në flagrancë nga policia pasi rreth orës 21:30 të së dielës përplasi në vendin e quajtur “Kabina elektrike” të riun durrsak me inicialet E.L. Ai u plagos rëndë nga aksidenti dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Durrësit në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Në njoftimin e saj zyrtar, policia e Durrësit thotë se 28-vjeçari Koçi akuzohet për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com