Shoferi i dehur gati sa nuk përplaset me autokolonën e Kamala Harris (VIDEO)

Një shofer i dehur për pak sa nuk u përplas më autokolonën që shoqëronte Kamala Harris në udhëtimin e saj drejt një mitingu elektoral. Ngjarja ndodhi në një autostradë në dalje të qytetit Milëaukee(Miluoki) mbrëmjen e së hënës, por pamjet u shërndanë për herë të parë nga televizionet lokale dy ditë më pas.

Pak para orës 20:30, një burrë 55-vjeçar nga Milëaukee duke drejtuar një SUV udhëtoi drejt perëndimit në korsitë e gabuara duke iu afruar autokolonës, sipas James Burnett, zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut.

Ndërsa i afrohej autokolonës, ofirceret e sigurisë e ndaluan, tha Burnett. Deputetët, të cilët dyshuan se shoferi ishte i dëmtuar dhe panë një enë të hapur me alkool në makinë, kryen teste të maturisë në terren dhe morën masa të tjera hetimore, sipas Burnett.

Më pas ata e morën shoferin në paraburgim me akuzat e për drejtim të makinës në gjendje të dehur dhe rrezikim të pakujdesshëm të sigurisë.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare