Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Policisë Rrugore.
 
Në pranga ka përfunduar inspektor Mehmet Zeqo  si dhe drejtuesi i mjetit me targa TR 0668 U, Fatmir Cani.  Arrestimi i tyre u bë për veprën penale të "korrupsionit pasiv dhe aktiv".
 
Kjo pasi në orët e pasdites, shtetasi F. Cani në këmbim të mosndëshkimit me gjobë për mbajtje të mjetit të tij me xhama të errët, i ka dhënë punonjësit të policisë Beqo një kartëmonedhë 1 mijë lekëshe. Në këtë moment është bërë dhe kapja e tyre në flagrancë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)