ELBASAN - Autobusi i aksidentuar në Himarë i përkiste Agjencisë së udhëtimeve “Llixha 2001”. Prej më shumë se tre vjetësh kjo agjenci kishte lidhur një kontratë me Universitetin e Elbasanit dhe autobusët e saj dërgonin në ekspedita, ekskursione të ndryshme studentët e këtij universiteti. Madje i gjithë dokumentacioni i kësaj agjencie e cila është e liçensuar dhe me dokumente të rregullta ndodhet në universitet.
Pëllumb Çela, shoferi 56-vjeçar, baba i dy fëmijëve, kishte më shumë se 10 vjet që drejtonte autobusin ku udhëtonin studentët e degës Gjuhë Letërsi. Në vitet 80, Çela ka qenë basketbollist i njohur në KS Elbasan.
Shumë studentë kanë treguar se e njihnin atë dhe kishin krijuar edhe një lloj miqësie. Disa e përshkruajnë si “njeri të mirë”. Të tjerë tregojnë se preferonin të udhëtonin me të pasi “e drejtonte qetë” autobusin dhe ishte i gatshëm të ndalonte rrugës kur ia kërkonin studentët. Sipas studentëve të Universitetit të Elbasanit, shoferi as nuk konsumonte pije alkolike.
Ndërkohë mësohet se agjencia e udhëtimit pronë e të cilës ishte mjeti, kryen kontrolle të rregullta dhe përpara çdo udhëtimi autobusët dërgohen për servis.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com