Shokë në qeli, ‘armiq’ jashtë! Vrasja në Vlorë për 3 mijë € drogë! 25-vjeçari Xhuljan Bullari u vra nga miku i tij pasi pagoi me lekë false

Një miqësi e krijuar në qelinë e burgut vijoi edhe jashtë saj me aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës, konfliktet për të cilën dyshohet se i morën jetën në Vlorë 25-vjeçarit Xhuljan Bullari. I arrestuari për krimin, Bledar Selmanaj ka dëshmuar në polici se gjithçka nisi për 3 mijë euro drogë, që i riu, tashmë i pajetë, e pagoi me lekë false.

Xhuljan Bullari i cili u vra me plumb në kokë në Babicë të Vlorës, me të dyshuarin Bledar Selmanaj kishte patur miqësi të ngushtë në burg. Xhuljano u lirua para dy vjetëve kurse Selmanaj më datë 5 të këtij korriku.

Të dy jashtë hekurave vendosën të vazhdonin miqësinë dhe të fitonin para me tregtinë e drogës, ka treguar në polici kur u arrestua 39-vjecari. Bëhet fjalë për 100 kg hashash të presuar që Selmanj negocio mes miqve të tij dhe të shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan por pala e viktimës pagoi me para false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli.

Megjithëse në dëshminë para hetuese, shpesh herë thotë se nuk e ka vrarë ai Xhuljanon 25-vjeçar, Selmanaj ka këmbëngulur për 3 mijë Euro që duhej tu dërgoheshin shitësve të hashashit, ndryshe jeta e tyre ishte në rrezik për shkak të pagesës me para false.

Të shtunën e 21 gushtit të dy shokët u takuan pranë Policisë së Tiranës. Me "Fiat Punto", siç policia ka zbuluar përmes kamerave të sigurisë, ata udhëtuan së bashku drejt Vlorës, dhe në mbrëmje hynë në Transballkanike. Një orë më vonë, në 20:54 në kamerat e sigurisë, makina shfaqet duke kaluar pranë një pike karburanti në Qafë Babicë. Aty ku banorët e njohin si “Lapidari’, u krye dhe vrasja. Bledar Selmanaj e qëllon shokun e tij 14 vjet më të ri, me dy plumba nga pistoletë e llojit Tangofolio Giuseppe SRL Gardone Italy e cila u gjet e groposur në oborrin e banesës së tij në lagjen “15 Tetori” në Vlorë. 

Hetuesit janë në punë e sipër për grumbullimin e provave ndaj të akuzuarit, që nga dëshmia e tij jo shumë e qartë, deri tek ekspertiza nëse arma e gjetur është ajo me të cilën u krye krimi apo jo. Paraditen e së premtes Bledar Selmanaj do të dalë para gjykatës për t’u njohur me akuzën e vrasjes me paramendim të Xhuljan Bullarit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:17
Vrau shokun për pazaret e drogës brenda në makinë në Vlorë, autori postoi në Facebook pas krimit: Jam biznesmen

Vetëm pak orë para se të arrestohej nga policia, i dyshuar për ekzekutimin e Xhuljan Mullarit në një makinë tip “Fiat Punto” në Babicë të Vlorës, Bledar Selmanaj ka postuar në rrjetet sociale një foto të tij dhe madje e përshkruante veten si biznesmen.

 Përveç një fotoje në të cilën duket serioz, por i qetë, Selmanaj ka postuar edhe një punë të re, në të cilën thotë se është biznesmen. Selmanaj është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ndërsa iu gjet edhe arma me të cilën vrau Mullarin, e groposur në oborrin e shtëpisë në Vlorë. Të dy udhëtuan bashkë nga Tiranë për në Vlorë për diskutime droge, ndërsa sherri mes të dyve nisi për një borxh që Xhuljani nuk pranonte t’ia paguante. Selmanaj qëlloi tre herë në drejtim të 25-vjeçarit, por plumbi që e qëlloi në kokë e la të vdekur në vend.

Konflikti për pazare droge i ka kushtuar jetën 25-vjeçarit Xhuliano Bullari, trupi i të cilit u gjet i pajetë në një makinë, në Babicë të Vlorës! Policia vuri në pranga ditën e sotme autorin e dyshuar të ngjarjes, 39-vjeçarin Bledar Selmanaj, banues në Vlorë, i cili u arrestua në zonën e "Bllokut" në Tiranë!

Pas krimit, sipas Policisë, Selmanaj ka shkuar në banesën e tij në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, duke groposur në oborr edhe armën e krimit tip pistoletë, dhe një krehër me 9 fishekë. Për zbardhjen e ngjarjes ndihmuan kamerat në hyrje të qytetit të Vlorës, ku u kapën pamje të automjetit tip 'Fiat Punto' me të cilin lëvizën viktima dhe autori, nëpërmjet të cilave u identifikua edhe 39-vjeçari Selmanaj.

Postimi i Bledar Selmanajt
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dukati: 26/08/2021 18:32

    Karahu i djatht i armando arixhiut dukat skish lidhje pun hashashi kishin vjedh nje qymec dhe si ai kish leket e palva urdhrin ja dha armando arixhiu

    Përgjigju
  • Dndjdj: 26/08/2021 12:32

    Para falso anafabete. Si paguhet borxhi ne euro me leke falso?! Me euro falso paguhet. Medioker.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?