Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi disa vendime operacionale në lidhje me përzgjedhjen e vendeve për Superkupën Evropiane dhe përzgjedhjen e organizatorëve të Kampionatit Evropian U-17 (Shqipëria) dhe U-19, teksa bujë bëri vendimi me të cili UEFA ktheu ekipeve ruse të grupmoshave deri në 17 vjeç, të cilët do të mund të marrin sërish pjesë në garat evropiane të klubeve dhe kombëtareve në kushte të veçanta.
Në deklaratën e publikuar, UEFA priste një 'ciklon' kundër saj, teksa mediet në Ukrainë e kanë cilësuar këtë vendim si "fillimin e fundit". Kujtojmë se për shkak të agresionit rus në Ukrainë, UEFA i ka vendosur sanksione futbollit rus duke e izoluar vetëm në Rusi.
"UEFA ishte organizata e parë sportive që iu përgjigj luftës në Ukrainë. Në shkurt 2022, ajo pezulloi ekipet ruse nga të gjitha garat, anuloi të gjitha ngjarjet në Rusi, si finalja e Champions League në Shën Petersburg dhe Superkupa e Evropës në Kazan dhe gjithashtu pezulloi marrëveshjen e sponsorizimit me Gazprom”, shkruan UEFA .
Pasojat e të rriturve nuk mund të jenë një vuajtje për fëmijët, kjo është teza që çoi qeverinë e futbollit evropian që të merrte këtë vendim të ri.
"UEFA është e vetëdijshme se fëmijët nuk duhet të ndëshkohen për veprimet e të rriturve dhe insiston në parimin se futbolli nuk duhet të ndalojë kurrë së dërguari mesazhe paqeje dhe shprese. Për arsyet e mësipërme, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që gjatë sezonit skuadrat ruse të mund të marrin pjesë sërish në garat evropiane. Komiteti Ekzekutiv u ka kërkuar organeve administrative të UEFA-s për një zgjidhje teknike që do t'i kthejë skuadrat ruse nën moshën 17 vjeç (burra dhe gra) në gara, edhe pse të gjitha shortet janë bërë tashmë", njofton UEFA.
Kjo tregon se ate qe peshtyne ndaj Rusise po e lepijne avash avash.
Përgjigju