Shokon mjekja pediatre Linda Spahiu në ’Pa Gjurmë’: Alarmante gjendja e fëmijëve, pedofilia është më e përhapur nga sa mendojmë ne! I lartë edhe numri i grave pedofile

Ngjarja e rëndë që u shënua në Kamëz pak ditë më parë dhe vijimi i hetimit të vështirë që Prokuroria e Tiranës ka në dorë, për dyshimet e abuzimit seksual ndaj të miturës 6-vjeçare nga babai i saj, solli të tjera reagime në nivel ekspertësh. Mjekja pediatre Linda Spahiu, ndërsa foli për këtë ngjarje në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, u ndal tek fenomeni i pedofilisë, duke kërkuar nga çdo profesionist i fushës të mos heshtë përballë fenomeneve të tilla. Ajo i drejtohet medias të mos kenë kurrfarë hezitimi për të prekur këto tema, duke i konsideruar këto ngjarje si ’një minë me sahat’ për shoqërinë. Mjekja pediatre shton se raporti i pedofilëve në burra dhe gra po shkon në nivele të barabarta. 

"Duke qenë disa dekada në këtë profesion dhe duke pasur përvoja nga më të ndryshmet, biem edhe pak ndesh me publikun, pasi gjëja e parë është hezitimi dhe nga ju si gazetarë, kur thoni nëse bëjmë mirë që e prekim këtë temë, pasi momente të tilla shtojnë frekuencën. Mos kini frikë, përkundrazi ju falënderoj që e prekni këtë temë dhe sa më shumë duhet të flitet për këtë, pasi nuk është nga ato tema që duke folur shkakton një virozë apo epidemi. Janë raste të tjera suicide tek fëmijët, të cilat nuk duhen trajtuar në media, sepse ato mund të sjellin një fenomen Eco, ndërsa për pedofilinë duhet folur nga mëngjesi deri në darkë dhe në krye të kësaj fushate të madhe të shoqërisë duhet të jenë profesionistët. Unë në vetvete bëj habi pak, të më ndjejnë të nderuarit e mi kolegë sepse së pari nuk i shoh të prononcohen sa duhet, së dyti nuk di pse ka një situatë opake për të thënë fjalën e duhur në vendin e duhur. Meqë jemi në këtë intervistë unë po flas qartë, për t’i rënë gjërave në kokë që më duken shokuese. Rasti që ne po shohim përditë është vetëm maja e ajsbergut. Pedofilia është shumë më e përhapur sesa mendojmë ne. Gjendja e fëmijëve është alarmante dhe kjo nuk është vetëm për Shqipërinë. Pedofilia është dhunë pushteti, jo seksuale. Pedofili nuk e dhunon seksualisht fëmijën se ka uri seksuale, edhe ai mendon se është manifestim i papërmbajtur instiktiv, por dëshira e tij e vërtetë dhe e thellë është marrëdhënia që ka ai me pushtetin. Pedofilia është nga raca më e keqe, kriminelët më të këqij, që bëjnë veprën më të egër kriminale dhe akti pedofilik duhet trajtuar si një krim kundër njeriut. Pedofili ka një kusht fëmija nuk duhet të jetë i pjekur seksualisht, këtu nuk ka moshë ka ndodhur edhe tek foshnjat 3 muajshe. Kur fëmija shkon në pjekurinë seksuale pedofili e humb interesin për të", tha ajo

Ndërsa bën një analizë të detajuar mbi ngjarjen, mjekja pediatre shton se babai 27-vjeçar nuk ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike, pasi sipas saj asnjë narkoman nuk ushtron dhunë pedofilike, por se ai vetë ka qenë viktimë e pedofilisë që në vogëli. Për pediatren Spahiu, kjo gjë nuk e përjashton nga faji dhe se ky baba duhet të marr dënimin më maksimal.

"Asnjë narkoman nuk ushtron dhunë pedofilike. Prokuroria mund të ketë protokollet e saj. Por kjo nuk do të thotë të përjashtohet nga faji. Pedofili është shpirt kriminel. Sipas studimeve  mbi 70-80 përqind e pedofilëve në botë kanë qenë në moshë të vogël objekt i dhunës pedofilike. Ne e kërkojmë pedofilin në gjininë mashkullore, por pedofilia është përhapur thuajse njësoj si tek burrat dhe tek gratë. Ka dhe gra pedofile. Me katër palë hekura të lidhen, nuk besoj se një pedofil mund të trajtohet nga ana mjekësore. Janë pervers dhe shumë dinakë. Ky baba i gjorë, i cili mund të ketë qenë në vogëli në thonjtë e një personi pedofil, sot tregohet me gisht, dhe me të drejtë, meriton të gjithë dënimet e mundshme dhe 5-15 vjet mua më duket një tallje me jetën e fëmijëve. Ato duhen dënuar 55 vjet. Po ku është e keqja e kësaj pune, se duke treguar të gjithë ne atë me gisht, ne nuk jemi pedofil ai është pedofil, dhe kini kujdes tek kjo se është e rrezikshme për një shoqëri. Një baba i cili dikur ka qenë viktimë e pedofilisë. Ajo çfarë ndodh është se kur fëmija është nën dhunën totalitare të një pedofili rezistenca është aq e madhe, saqë ai për të mbijetuar psikikën e vet bën një gjë, arratiset nga trupi i vet dhe thotë ’Unë nuk jam këtu ku jam dhe jam në vendin më të sigurt në botë’. Dhe ku është vendi më i sigurt në botë, tek njeriu më i fuqishëm dhe njeriu më i fuqishëm në atë sekondë është ekzaktësisht ky pedofili, që po e mbyt. Prandaj ku fëmijë kërkon t'i marri modelin. Ndaj kur rritet kërkon kulmin e fuqisë, të cilin mund ta ushtrojë tek fëmijët e tjerë", vijon pediatrja. 

Referuar edhe disa ngjarjeve të tjera që kanë ndodhur më parë dhe debateve nga shoqëria civile, nëse duhen bërë publike listat e emrave të pedofilëve në Shqipëri, mjekja shprehet kundër duke e argumentuar qëndrimin e saj.

"Lidhur me faktin se nëse pedofilët duhet të kenë një listë publike, këtu duhet patur shumë kujdes. Shoqëria duke mos qenë e përgatitur, e matur dhe pjekur mund të bëjë veprime ekstreme te dhunshme dhe në reagimet e turmës, për të kërkuar një shpagim për një krim, turma mund të bëjë krime të tjera. Një fëmijë që mund të abuzohet nuk e shfaq për vite të tëra. As prindërit nuk mundin ta shpëtojnë dot fëmijën nga një rrethanë e fshehtë. Fëmija i vogël megjithëse se nuk ka seks të zëshëm, në zhvillim, nga ana psikike përgatitet për marrëdhënien e tij seksuale. Që ditën që ka lindur është thirrur jo me emër, është thirrur vajzë apo djalë domethënë është vendosur në polin e tij seksual. Dhe në moshën 2 vjeç e gjysmë deri në 3 vjeç fëmija fillon të bie në dashurinë e parë, që është e gjitha një fantazinë e jashtëzakonshme. Burimi i sublimimit në moshën 7-vjeçare që na bën edhe krijues. Dhe nga kompleksi i edipit i kësaj moshe do thotë se fëmija ka dëshira seksuale, që do të thotë të marri modelin që vajza të bëhet e bukur si nëna. Dhe kur një adult e aprovon këtë joshje fëmija shkon, sepse realisht fëmijët kanë nevojë për përqafimin, ngrohtësinë për prehrin e nënës. Por prehri i nënës është me dy koka, mund të jetë parajsë, por mund të jetë dhe ferr. Ndaj një i rritur kur përqafon një fëmijë, në fragment sekondi duhet t’i thonë vetes, STOP, ç’është kjo shtysë që kam unë për të përqafuar nipin apo mbesën. Dhe ndërkohë, që fëmija i përqafon, mundësisht të shtrëngojnë grushtet ose t'i mbajnë duart mbrapa. Të mos harrojmë që kjo parajsa duhet të jetë e paprekur dhe duhet të jetë në shërbim të fëmijës. Puthja, kafshimi, thithja por edhe gjuha është gjuhë pedofilike. Edhe reklamat në televizor që promovojnë fytyrën ëngjellore të fëmijës, janë gjuhë pedofilike", përfundon në intervistën për "Pa Gjurmë",  mjekja pediatre Linda Spahiu. 

Mjekja pediatre Linda Spahiu në lidhjen telefonike me "Pa Gjurmë"

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja