Shokon Shpat Kasapi, pranon se ka dhunuar ish të dashurën: Xhelozia e tepër bën të veten

Shokon Shpat Kasapi, pranon se ka dhunuar ish të dashurën: Xhelozia e tepër bën të veten

Shpat Kasapi

Këngëtari Shpat Kasapi, ka shokuar me deklaratën e dhënë, ku pranon se ka dhunuar ish-të dashurën.

Për rubrikën “Mos i bjer me Top”, Kasapi është shprehur se u kthye në një person të dhunshëm gjatë moshës 25 -26 vjeçare, për shkak të xhelozisë së tepërt.

Po ashtu, këngëtari ka folur edhe për një periudhë të errët në jetën e tij, ku puna e tepërt e bëri të kalonte në mbingarkesë dhe gjithçka bënte ishte të mbyllej në shtëpi, të rrinte vetëm dhe kishte mendime të këqija.

Ronaldo: Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën.

Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën.

Ronaldo: Ka qenë një titull fake?

Shpati: Jo, ka qenë e vërtetë ajo.

Ronaldo: Sa vjeç ke qenë?

Shpati: I ri shumë, 25-26-vjeç.

Ronaldo: Një deklaratë e jotja që ka bërë bujë lidhet me një periudhë të errët të jetës tënde ku zgjidhjen e kishe gjetur te besimi në Zot apo Hoxha.

Shpati: Jo ka qenë edhe më herët. Ka qenë një periudhë që unë kam pasur shumë ankthe. Kam pasur shumë koncerte dhe shumë fansa dhe kalova një mbingarkesë. Energjinë e tepërt që merrja nga njerëzit nuk dija ta menaxhoja. Mbyllesha në shtëpi, rrija vetëm, kisha mendime të këqija. Bëhet fjalë për para 20 viteve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit