Kur opinioni publik ende reagon i shokuar nga pamjet në "Facebook" të publikuara nga Lavdrim Muhaxheri, të cilat sugjeronin prerjen e kokës së një djali, një tjetër pamje horror me prerje kokash është shpërndarë në rrjetin më të madh social, këtë herë nga një bashkëluftëtar i Lavdrimit, i cili dhe konfirmoi sot se Muhaxheri i plagosur, nuk është në rrezik jete.Në fotot që ka shpërndarë, i riu shqiptar nga Kaçaniku, Saleel Al Sawarim, i cili pohon se është shok i Lavdrim Muhaxherit, shkruan Takbeer (Tekbir). Kjo fjalë arabe do të thotë “Lavdi Zotit”.

Pamjet ishin postuar dje nga Sahel Khan dhe sot para pak orësh u shpërndanë nga “luani” shqiptar në Siri, Saleel Al Sawarim.

E ndërsa fotot tregojnë një person para dhe pas prerjes së kokës, luftëtari shqiptar në Siri, ka publikuar edhe ato që ai i quan “disa argumente rreth prerjes së kokave”.
prerje koke

Marrë nga "Kosovalbaner"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)