Gjatë ditës së sotme pjesëtarë të Shoqërisë Civile në Kosovë, kanë bërë një marshim simbolik për të protestuar kundër dhunës që partitë opozitare shfaqin në Kuvend.

Marshimi ka nisur nga sheshi Zahir Pajaziti deri tek  Kuvendi i Kosovës, ndërsa është kërkuar që partitë politike të mënjanojnë dhunën por të gjetur një gjuhë të përbashkët.

Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile Ismet Kryeziu, në fjalimin e tij të mbajtur para objektit të Kuvendit, ka thënë se qëllimi i këtij marshi ka qenë përcimi i një mesazhi paqeje, dhe mënjanim i dhunës.

Ai tha se mbështetet iniciativa e presidentes Atifete Jahjaga, duke kërkuar që mos mbahet seanca gjatë ditës së sotme pasi ka mundësi që aktet e dhunës të jenë përsëri prezente në Kuvend.

Rrallë herë ndodh që Shoqëria Civile e një vendi proteston kundër veprimeve të opozitës por ky marsh simbolik ka si qëllim stabilitetin politik dhe respektimin e institucioneve.
protesta
protesta
protesta
protesta

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)