Shoqëria civile paralajmëron
letër proteste drejtuar OKB-së
Në vend të kompensimit dhe kërkim faljes, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka shprehur keqardhje për faktin se në kampet e ngritura nga UNMIK-u (administrata e OKB-së në Kosovë) në komunën veriore të Leposaviqit, disa personave u janë shkaktuar vuajtje të mëdha
PRISHTINE-Disa organizata joqeveritare në Kosovë të cilat merren me integrimin dhe të drejtat e komuniteteve pakicë, kanë paralajmëruar se do t’i drejtojnë një letër proteste Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për shkak të vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres që kjo organizatë të mos i kompensojë pjesëtarët nga komunitetet rom, egjiptiane dhe ashkali, që pësuan nga helmimi prej mbetjeve të plumbit në kampet e ngritura nga UNMIK-u në veri të Kosovës.
Në vend të kompensimit dhe kërkim faljes, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka shprehur keqardhje për faktin se në kampet e ngritura nga UNMIK-u (administrata e OKB-së në Kosovë) në komunën veriore të Leposaviqit, disa personave u janë shkaktuar vuajtje të mëdha.
Në vend të kompensimit, Kombet e Bashkuara, sipas zëdhënësit të Guterres, Stephane Dujarric kanë vendosur që të krijojnë një “Fond Mirëbesimi”, i cili do të lehtësojë iniciativat bazë të komunitetit për të financuar “projektet e ndihmës”.
Por, drejtori i Organizatës Joqeveritare, “Avancojmë së Bashku”, Bashkim Ibishi thotë se Kombet e Bashkuara nuk kanë garantuar kompensimin dhe se për këtë çështje, së bashku me organizata tjera të shoqërisë civile do t’i drejtohen kësaj organizate me një letër.
“Ky projekti nuk garanton kompensim. Projekti nuk e zgjidh problemin e njerëzve të cilët kanë qenë të helmuar me plumb dhe të cilët kanë humbur anëtarët e familjeve të tyre ", ka thënë Ibishi.
Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha se Kombet e Bashkuara, "duke refuzuar të pranojnë abuzimet e tyre, minojnë seriozisht aftësitë e veta për t’iu bërë presion qeverive për shkelje të të drejtave të njeriut".
Vitin e kaluar, një panel këshillimor i OKB-së i formuar për të shqyrtuar ankesat e bëra kundër Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), i bëri thirrje OKB-së të mbajë përgjegjës UNMIK-un që lejoi familjet rome t’i ekspozoheshin helmimit nga plumbi në kampet për personat e zhvendosur nga lufta e Kosovës në vitin 1998 dhe 1999.EvropaeLire
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.3%
-
Jashtë
18.2%
-
Nuk lëviz
33.5%
Vota total: 2531
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasje mes grupeve në Francë, ekzekutohet 47-vjeçari shqiptar! Plagosen rëndë djali, nipi dhe një i tretë (Emri)
8 Gusht, 12:05
-
Krujë/ Zjarr në një sipërfaqe me pisha e shkurre, terreni pengon hyrjen forcave zjarrfikëse! Kërkohet ndërhyrja nga ajri
8 Gusht, 12:02
-
Refuzoi Greqinë për Shqipërinë, portieri i Kombëtares kalon në kampionatin portugez
8 Gusht, 11:53
-
Berisha sheh si firojnë mbështetësit, vetëm një grusht militantësh para bashkisë së Tiranës! Shikoni pamjet me dron
8 Gusht, 11:48
-
Aksident në aksin Pogradec - Qafë Thanë, përplasen dy mjete! 2 persona të plagosur
8 Gusht, 11:46
-
Plagosi me kaçavidë vëllanë pas sherrit për pronësi në Pogradec, kapet pas një viti kërkime 45-vjeçari
8 Gusht, 11:41
-
Përsëri në “Kanalin e Butrintit”, makina me kokë në ujë, shpëtojnë me not 2 turistët e huaj. Shoferi i dehur dhe pa patentë
8 Gusht, 11:29
-
Demush Shasha: Udhërrëfyesi për mbrojtjen e demokracisë
8 Gusht, 11:24
-
Tërmet i fortë me magnitudë 7.1 godet Japoninë, paralajmërohet për cunami
8 Gusht, 11:14
-
8 gushti, Dita Ndërkombëtare e Maceve, një nga kafshët shtëpiake më të dashura nga njerëzit
8 Gusht, 11:08
-
Arrestohet reperi amerikan Nelly, akuzohet për posedim të drogave të paligjshme
8 Gusht, 10:53
-
Premtimet e fryra të Metës nga vendlindja e Berishës: 200 euro për lopë, 60 euro për çdo dele e dhi, 10 mijë euro grant dhe 5 vite pa taksa!
8 Gusht, 10:52