Shoqata e Gjyqtarëve: Klima armiqësore e Ramës me KÇK-në frymëzoi kriminelët kundër gjykatësit të Korçës

Shoqata e Gjyqtarëve: Klima armiqësore e Ramës me KÇK-në frymëzoi kriminelët kundër gjykatësit të Korçës

Markelian Kuqo, gjyqtar në Korçë

TIRANE - Shoqata e Gjyqtarëve thotë se kërcënimi i fundit që ju bë gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo nga një i dënuar që e telefonoi nga burgu duke i thënë se i ka vënë bombë në makinë (por që më pas rezultoi fals), dhe mos hetimi i ngjarjes sipas tyre, shkurajon trupën gjyqësore në ushtrimin e misionit të tyre. Në një deklaratë për mediat, kjo shoqatë, thotë se ngjarje të tilla "frymëzohen nga klima armiqësore që kohët e fundit zyrtarë të lartë të ekzekutivit kanë ngritur ndaj pushtetit gjyqësor", duke ju referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama për KÇK-në. Në përfundim, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarë të Shqipërisë, i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të vlerësojë situatën dhe të marrë masat për mbrojtjen e gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo.

Disa ditë më parë, Neim Behari, i burgosuri në burgun e Drenovës, ka pranuar se ka qenë ai që ka porositur eksploviz për tu vendosur në makinën e gjyqtarit, Markelin Kuqo. Më tej ka njoftuar policinë nga burgu i Drenovës, por pas kontrolleve gjithçka rezultoi fals, pasi në makinën e gjyqtarit nuk u gjet lëndë plasëse. Në dëshminë përpara uniformave blu, që Shqiptarja.com e disponon, Behari ka hedhur akuza ndaj Kuqos, si një gjyqtar i korruptuar dhe këtë akuzë e argumenton se i ka kërkuar transferimin nga burgu i Drenovës, por nuk e ka marrë aspak parasysh, por edhe për çështje të tjera, të pazbardhura ende. Ai e ka kërcënuar me jetë Kuqon, duke thënë se "vendimet e tij të gabuara, do t'i kushtojnë shumë, aq sa dhe nuk do t'i gjendet kocka".

DEKLARATË E SHOQATËS KOMBËTARE TË GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e cila në bazë të veprimtarisë së saj ka mbrojtjen e statusit të gjyqtarëve dhe promovimin e vlerave më të mira gjyqësore, ka ndjekur me shqetësim ngjarjen më të fundit në lidhje me kërcënimin serioz që i është bërë gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, z. Markelian Kuqo, nga një person i dënuar. Në të njëjtën kohë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ndjehet e keqardhur për apatinë dhe mungesën e reagimit të duhur nga ana e strukturave përgjegjëse shtetërore. Ngjarje të tilla, jo vetëm cenojnë ushtrimin në mënyrë të rregullt dhe efiçente të detyrës nga ana e gjyqtarëve por krijojnë edhe një pështjellim në jetën private dhe familjare të tyre.

Nga ana tjetër, kur precedentë të tillë të rrezikshëm, shoqërohen me mosreagimin e organeve kompetente për ndjekjen dhe hetimin e tyre, situata bëhet akoma edhe më të rëndë e shkurajuese për trupën gjyqësore, për kryerjen e misionit të tyre fisnik të dhënies së drejtësisë. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve shpreh solidaritetin e saj të plotë me çdo gjyqtar të Republikës së Shqipërisë i cili, në mënyrë kriminale, tentohet të intimidohet për shkak të funksionit që kryen. Për më tepër, ngjarje të tilla, të cilat nuk janë të izoluara dhe nuk kanë të bëjnë me një gjyqtar të vetëm, por synojnë të denigrojnë veprimtarinë gjyqësore në tërësi, frymëzohen edhe nga klima armiqësore që kohët e fundit zyrtarë të lartë të ekzekutivit kanë ngritur ndaj pushtetit gjyqësor. Në këto kushte, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i bën thirrje të gjithë organeve kompetente që të veprojnë me shpejtësinë dhe përgjegjësinë e duhur, me qëllim që personat të cilët qëndrojnë pas ngjarjeve të tilla, të marrin përgjigjen e duhur ligjore e ato të mos përsëriten më në të ardhmen.

Gjithashtu, kjo shoqatë fton aktorët politikë, dhe në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv, që të tregohen më të përmbajtur në raport me deklaratat dhe qasjen e tyre ndaj pushtetit gjyqësor. Së fundi, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe organeve të tjera të ngarkuara, që në zbatim të detyrimeve të nenit 20 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe akteve nënligjore të dala në bazë e për zbatim të tij, të vlerësojnë situatën me seriozitet dhe të marrin të gjitha masat duhura për mbrojtjen e gjyqtarit në fjalë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 19/10/2019 17:36

    Shoqata leshit per te mbrojtur hajdutet

    Përgjigju
  • Guru: 19/10/2019 13:30

    Ai Rama trap eshte por une do e votoj se juve kriminela qe flisni ne emer ligjit po ju tregon vendin KÇK JENI 100%, MAFIE E VERTETE

    Përgjigju
    • Arbëri: 19/10/2019 19:11

      Ashtu është !

  • Pyka: 19/10/2019 12:48

    Por ju si shoqatë,jeni të gjithë pjesë e KÇKse!Ju zotërinj,nuk keni turp!!!

    Përgjigju
  • Ilo: 19/10/2019 12:38

    Plehrat ne grahmat e fundit ,Edi Rama eshte monster por keta jane kryemonstrat qe kane liruar me mijra kriminele nga burgu ne kembim te parave ,e kane bere ferr punen e pronave me padrejtesite e dhena ne ceshtje te ndryshme dhe tani na dalin si engjej ketyre duhet me ju gjete shtepite te hedhesh ne ere te tere plahrat.

    Përgjigju
  • Popull: 19/10/2019 11:54

    Ju jeni kancer i Shqiperisë o gjyqtar plehra. (e kam fjalën për Të korruptuarit, jo për të ndershmit..)

    Përgjigju
    • Niku: 19/10/2019 15:46

      Te ndershmit jane te papune.Ku i lene keto gjakpires te punesohen.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja