TIRANE- Shoqata e Hidrokarbureve ka bërë përgjegjëse një pakicë kompanish abuzuese për prishjen e cilësisë së karburanteve që hidhen në tregun shqiptar. Përmes një reagimi zyrtar, Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure (SHSHH) drejtoi gishtin nga disa shoqëri të dala nga hiçi me lidhje të dyshimta me segmente të shtetit jo vetëm për prishjen e cilësisë, por edhe për skema evazioni fiskal.