Shoqata e Infermierëve: E turpshme, ministria na premtoi 20%, por pagat u rritën vetëm 7%

Shoqata e Infermierëve: E turpshme, ministria na premtoi 20%, por pagat u rritën vetëm 7%

Infermieret ne trajnim

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë reagoi pas votimit në parlament të buxhetit 2019 dhe të paketës fiskale, (lexo këtu) ku parashikohet edhe rritja e pagave për disa kategori. Në reagimin e shoqatës në ‘Facebook’, cilësohet e turpshme që u premtua rritje page 20 % dhe ajo do të jetë vetëm 7 %.

 

E turpshme Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale premtoi kur u shpall buxheti për 2019 se do të kishte rritje page në rreth 20%, ndërsa pak ditë më parë thotë se do të rriten pagat vetëm me 7%, ndërsa mësuesit dhe policët me 14%.

Jo vetëm që mbeten kategoria më e diskriminuar dhe më e pavlerësuar në vend, por deri sa te hyjë në fuqi për zbatim ky ligj do të jetë harruar që u premtua rritje page për këtë kategori.

Mos hesht më...Kërko të drejtën tënde…Kërko të vlerësohesh për atë që jë dhe atë që bën... Infermierët meritojnë rritje page si çdo kategori tjetër... Infermierët meritojnë shpërblim për festat e fundvitit

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Me popullin: 04/12/2018 17:27

    Normal qe genjejn. Bracen e kane lene ne nje cep dhe i thone ha ti ha s3ne do bejme si duam.prioriteti i qrverise socialiste eshte te rriten sa me shume rrogat e te varferve dhe te taksohen sa me shume tr pasurit. Kjo gjesndodh me kete qeveri. Ekjoseshte me qeveri socialiste. Po nje qeveri qe i mban vetem gjalle te varferit.

    Përgjigju
  • Eva: 04/12/2018 17:04

    Infermiret e mjekut meritojne dyfishim te rroges plus rrugen e 13 .E njejta gje vlen dhe per mesuesit.Kto jane kategorite me te nevojshme qe nje shtet te vazhdoje te ekzistoje.Por tek ne jane me te neperkemburit.Kurjoze jam a do ti dilte pushtetareve tane 40 000 leke ne muaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg